Sikurse është raportuar më herët, më 16 korrik, Trupi Gjykues II rrëzoi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes ku kërkohej rrëzimi i akuzave sipas rregullës 130 të Rregullores. Në konferencën për ecurinë e çështjes më 22 korrik, Paneli lëshoi një urdhër gojor me të cilin urdhëroi ekipet e Mbrojtjes të bënin publik mocionin e tyre. Versioni i redaktuar publik i mocionit është i disponueshëm në Dokumentacionin Gjyqësor Publik të Gjykatës. Në përputhje me të njëjtin urdhër, tashmë është riklasifikuar si publike Përgjigjja e ZPS-së ndaj mocionit sipas rregullës 130, e cila është gjithashtu e disponueshme.
Këto dhe dokumente të tjera relevante, së bashku me informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë gjykim, gjenden në faqen e çështjes gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
E hënë
25 Gusht, 2025
17:25