Gjatë periudhës së aktakuzës, Hashim Thaçi ishte shef i Drejtorisë Politike dhe asaj të Informimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në fund të marsit 1999, Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (QPK) dhe Kryekomandant i UÇK-së.

  

Gjatë periudhës së aktakuzës, Kadri Veseli ishte anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe shef i shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Në fund të marsit 1999, pas krijimit të QPK-së, ai u bë shef i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Ministër i Shërbimit Informativ në QPK.

 

Gjatë periudhës së aktakuzës, Rexhep Selimi ishte shef i Drejtorisë Operative të UÇK-së. Më së paku në gusht 1998, ai ishte Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së dhe në fund të marsit 1999, me krijimin e QPK-së, ai u bë ministër i Rendit Publik/ministër i Punëve të Brendshme.

 

 

Gjatë periudhës së aktakuzës, Jakup Krasniqi ishte anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëdhënës zyrtar i UÇK-së. Më vonë në 1998, ai u emërua zyrtarisht zëvendëskomandant i UÇK-së. Me krijimin e QPK-së, Krasniqi u bë zëdhënësi i saj.

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022). ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet. Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022. Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.

Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Akuzat janë si vijon:

Gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit

  • Përndjekje (Pika 1)
  • Burgosje (Pika 2)
  • Akte të tjera çnjerëzore (Pika 4)
  • Torturë (Pika 6)
  • Vrasje e paligjshme (Pika 8)
  • Zhdukje me forcë e personave (Pika 10)

Katër akuza për krime lufte

  • Arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar (Pika 3)
  • Trajtim mizor (Pika 5)
  • Torturë (Pika 7)
  • Vrasje e paligjshme (Pika 9)

 

LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI

 


Zhvillime procedurale

  • Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020.

  • Seancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.

  • Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.

  • Më 21 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I. Më 10 dhjetor 2021, më 25 maj 2022 dhe më 14 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesat e 11, 12 dhe 21 parashtruesve respektivisht si pjesë e të njëjtit grup. Më 20 shkurt 2023, Trupi Gjykues miratoi kërkesat e 84 parashtruesve si pjesë e të njëjtit grup. Vendimi më i fundit i Trupit Gjykues për pjesëmarrjen e viktimave u mor më 10 mars 2023, kur u pranuan 3 parashtrues të tjerë kërkesash.

  • Më 17 dhjetor 2021, ZPS-ja e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen e saj paraprake. Versioni i korrigjuar i dosjes paraprake të ZPS-së u dorëzua më 24 shkurt 2022 (gjithashtu si konfidencial). Më 3 prill 2023, ZPS-ja e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të korrigjuar. Hashim Thaçi dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të tij më 8 nëntor 2022, Kadri Veseli më 13 mars 2023 dhe Selimi e Krasniqi më 8 maj 2023.

  • Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar, të dorëzuar më 29 prill 2022.

  • Më 30 nëntor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes do të jetë gati për t’ia kaluar Trupit Gjykues më 15 dhjetor 2022. Më 15 dhjetor 2022, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.

  • Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

  • Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Të dhëna/statistika aktuale për fazën e procedurës paraprake*
Përbërja e Trupit Gjykues Gjykatësit Çarls Smith III (kryesues), Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar Ward Ferdinandusse, Alan Tieger, Clare Lawson
Mbrojtja Thaçi: Gregori Kiho (Mbrojtës), Dastid Pallaska, Pier Rishar Prosper, Luka Mishetiq, Sofi Menegon, Peter McCloskey, Albert Moskowitz dhe Xho Ridër (Bashkëmbrojtës)
Veseli: Ben Emerson (Mbrojtës), Endru Strong dhe Ani Orajli (Bashkëmbrojtës)
Selimi: Xhefri Robërts (Mbrojtës), Dejvid Jang, Erik Tulli dhe Rudina Jasini (Bashkëmbrojtës)
Krasniqi: Venkateswari Alagendra (Mbrojtëse), Eidën Elis dhe Viktor Bëjeshu (Bashkëmbrojtës)
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave Sajmon Loz (Mbrojtës), Maria Raxhiovska (Bashkëmbrojtëse)
Numri i viktimave pjesëmarrëse 140
Faza e gjykimit  Paraqitja e provave nga ZPS-ja
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit 19
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit 7 (ZPS)
Kohëzgjatja e procedurës paraprake 28 muaj 30 ditë

*Nga 23/05/2023


LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. Nganjëherë do të nevojiten disa ditë para se një video ose një transkript i seancave të caktuara të jetë në dispozicion.

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Hashim Thaçi dhe të tjerët
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
09/11/2020 Paraqitje e parë
(Krasniqi)
Video Transkripti
09/11/2020 Paraqitje e parë
(Thaçi)
Video Transkripti
10/11/2020 Paraqitje e parë (Veseli) Video Transkripti
11/11/2020 Paraqitje e parë (Selimi) Video Transkripti
18/11/2020 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
17/12/2020 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
16/02/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
24/03/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
19/05/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
21/07/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
14/09/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
29/10/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
15/12/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
04/02/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
22/02/2022 Seancë Video  Transkripti
24/03/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
10/05/2022 Paraqitje e mëtejshme (Thaçi) Video Transkripti
10/05/2022 Paraqitje e mëtejshme (Veseli) Video Transkripti
10/05/2022 Paraqitje e mëtejshme (Krasniqi) Video Transkripti
10/05/2022 Paraqitje e mëtejshme (Selimi) Video Transkripti
20/05/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
13/07/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
08/09/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
04/11/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
16/12/2022 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
18/01/2023 Konferencë përgatitore për gjykimin Video Transkripti
15/02/2023 Konferencë përgatitore e Prokurorit të Specializuar Video Transkripti
20/03/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Video Transkripti
03/04/2023 Deklaratat hyrëse (ZPS dhe përfaqësuesja e viktimave) Video Transkripti
04/04/2023 Deklaratat hyrëse (Mbrojtja e Thaçit, e Veselit dhe e Selimit) Video Transkripti
05/04/2023 Deklaratat hyrëse (Mbrojtja e Krasniqit Video Transkripti

 

Informacion për lëndën

I akuzuar: 
Hashim Thaçi dhe të tjerët
Numri i çështjes: 
KSC-BC-2020-06
Faza e çështjes: 

Dokumente në lidhje me çështjen (procedura paraprake)