Ju lutem mbani parasysh se u mbyll regjistrimi për të marrë pjesë më 16 shtator në shqiptimin e Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nuk do të pranohen kërkesa të tjera për të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Personat që kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim përpara afatit do të marrin postë elektronike (Email) në kohën e duhur, me anë të cilit do të njoftohen nëse do të jetë e mundur pjesëmarrja e tyre në galerinë publike. Seanca do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqen e internetit të DHSK-së në shqipe, anglishte dhe serbishte.

E premte 24 Korrik, 2026 19:00