Pas përfundimit të pyetjeve të ZPS-së, pyetjeve plotësuese të Mbrojtjes së Thaçit dhe pyetjeve të Gjykatësit të Vetëm, dëshmitarja e Mbrojtjes së Thaçit, prof. Helen Freizër përfundoi sot dëshminë e saj. Seanca e sotme u mbyll dhe nuk seancat që ishin parashikuar për ditët e tjera do të hiqen nga kalendari.
Gjykatësi Gosnell gjithashtu u kujtoi palëve afatet e vendosura në një vendim të mëparshëm të tij, konkretisht për ekipet e Mbrojtjes, që të dorëzojnë njoftime në lidhje me mbylljen e paraqitjes së provave të tyre, si dhe për ZPS-në, që të bëjë të ditur nëse ka ndër mend të paraqesë kundërprova, përkatësisht deri më 14 dhe 15 maj 2026.

E martë 12 May, 2026 16:16