Gjykatësi i Vetëm lëshoi sot një urdhër me të cilin e deklaroi të mbyllur fazën e paraqitjes së provave në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me vepra kundër administrimit të drejtësisë, në bazë të rregullës 134(a). Gjykatësi gjithashtu konfirmoi këto afate dhe data për mbajtjen e seancave, të cilat ishin caktuar më parë në Urdhrin e Tretë për Caktimin e Datave:
24 gusht 2026, ora 16:00 – për dosjet gjyqësore përfundimtare, në qoftë se do të ketë;
4 shtator 2026 – për dosjet e kundërpërgjigjeve, në qoftë se do të ketë; dhe
10, 11 dhe 14 shtator 2026 – për deklaratat përmbyllëse.
E mërkurë
5 Gusht, 2026
15:55