KSC-BC-2020-07/KSC-CA-2022-01/KSC-SC-2023-01
Çështja ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas nenit 15(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj, respektivisht kryetar dhe nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022. Të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Gucati dhe Haradinaj i dorëzuan njoftimet për apel ndërsa ZPS-ja ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të apelojë aktgjykimin e shkallës së parë. Seanca e apelit u mbajt më 1 dhe 2 dhjetor 2022. Aktgjykimi i apelit u shpall më 2 shkurt 2023: u shpall fajtor për pesë nga gjashtë pikat e aktakuzës - u dënua me 4,5 vjet burgim dhe gjobë prej 100 eurosh. Më 2 dhe 3 maj 2023, përkatësisht, Haradinaj dhe Gucati dorëzuan kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë në përputhje me nenet 48(6) to (8) të Ligjit dhe rregullën 193 të Rregullores. Më 18 shtator 2023, Paneli i Gjykatës Supreme hodhi poshtë të dy kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë. Pas modifikimit të dënimeve të tyre nga Kryetarja e DHSK-së Trendafilova, Gucati dhe Haradinaj u liruan me kusht përkatësisht më 17 tetor dhe 14 dhjetor 2023.