Çështja Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj – Hysni Gucati, i akuzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Gjatë periudhës së aktakuzës, Hysni Gucati ishte kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çështja Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj – Nasim Haradinaj, i akuzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Gjatë periudhës së aktakuzës, Nasim Haradinaj ishte nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza fillestare kundër dy të akuzuarve u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020. Më 23 qershor 2021, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e parashtruara nga Gucati dhe Haradinaj mbi mangësitë e pretenduara në formën e aktakuzës dhe urdhëroi që ZPS-ja të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 ndërsa aktakuza me më pak redaktime u dorëzua më 4 tetor 2021. Kjo ishte aktakuza në fuqi në këtë çështje.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gucati dhe Haradinaj gjithashtu bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Akuzat janë si vijon:

DY AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

  • Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe Pika 2)

KATËR AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË dhe ADMINISTRATËS PUBLIKE

  • Frikësim gjatë procedurave penale (Pika 3)
  • Hakmarrje (Pika 4)
  • Shkelje e fshehtësisë së procedurës (Pika 5 dhe Pika 6)

 


ZHVILLIME PROCEDURALE

Procedura paraprake/Gjykimi (Numri i lëndës: KSC-BC-2020-07)

25–26/09/2020

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së.

29/09/2020

Paraqitja e parë e Haradinajt si i dyshuar para Gjykatësit të Vetëm, Nikola Giju.

01/10/2020

Paraqitja e parë e Gucatit si i dyshuar para Gjykatësit të Vetëm, Nikola Giju.

11/12/2020

Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi aktakuzën për të dy të akuzuarit.

18/12/2020

Paraqitja e parë e Gucatit dhe Haradinajt para Gjykatësit të Procedurës Paraprake. Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm; Haradinaj shtyu vetëdeklarimin.

08/01/2021

paraqitjen e mëtejshme, Haradinaj nuk u vetëdeklarua; në bazë të Rregullës 92(2)(f), Gjykatësi i Procedurës Paraprake bëri deklarimin e pafajësisë në emër të tij.

16/07/2021

Dosja e çështjes iu kalua Trupit Gjykues II.

27/08/2021

ZPS dorëzoi versionin e redaktuar publik të Dosjes Paraprake.

02/09/2021

Mbrojtja e Gucatit dorëzoi versionin e redaktuar publik të Dosjes Paraprake.

01–02/09/2021

U mbajt konferenca përgatitore për gjykimin.

08/09/2021

U mbajt konferenca përgatitore e ZPS-së.

07/10/2021

Filloi gjykimi me deklaratën hyrëse të Prokurorisë.

10/11/2021

Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave të veta.

26/11/2021

Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionet e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave (Rregulla 130).

02/12/2021

U mbajt konferenca përgatitore e Mbrojtjes.

03/12/2021

Filloi paraqitja e provave të Mbrojtjes së Gucatit.

15/12/2021

Filloi paraqitja e provave të Mbrojtjes së Haradinajt.

02/02/2022

Të dy ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave.

03/02/2022

U mbyll procedura e paraqitjes së provave.

03/03/2022

ZPS-ja dhe Mbrojtja e Haradinajt dorëzuan dosjet gjyqësore përfundimtare.

04/03/2022

Mbrojtja e Gucatit dorëzoi dosjen gjyqësore përfundimtare.

16/03/2022

Trupi Gjykues rihapi procesin për të pranuar deklaratat e dëshmitarëve të Mbrojtjes në lidhje me dënimin.

14–17/03/2022

U paraqitën deklaratat përmbyllëse.

18/05/2022

U shqiptua Aktgjykimi: të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës; të akuzuarit u dënuan me nga 4.5 vjet burgim (duke llogaritur kohtën e kaluar në paraburgim) dhe me gjobë prej 100 eurosh.

Të dhëna/statistika për gjykimin
Përbërja e Trupit Gjykues
Gjykatësit Çarls Smith III (kryesues), Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Valeria Boliqi, Metju Halling, Xhejms Paqe
Mbrojtja
Gucati: Xhonëthën Elistan Ris (mbrojtës), Hju Bouden dhe Elenor Stivenson (bashkëmbrojtës)
Haradinaj: Tobi Kadman (mbrojtës), Karl Bakli dhe Almudena Bernabeu García (bashkëmbrojtës)
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit
14 dëshmitarë - ZPS: 4; Gucati: 6; Haradinaj: 4
Numri i dëshmive me shkrim të dëshmitarëve
18 (Mbrojtja e Gucatit: 12; Mbrojtja e Haradinajt: 6
Numri i provave materialeve
169 (ZPS), 46 (Mbrojtja e Gucatit), 20 (Mbrojtja e Haradinajt), 2 (Trupi Gjykues)
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit
32
Kohëzgjatja e procedurës paraprake
12 muaj 12 ditë
Kohëzgjatja e fazës së kuvendimeve në lidhje me vendimin e gjykimit (nga përfundimi i gjykimit deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit)                                                            
2 muaj 1 ditë
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në vendimin e gjykimit) 
19 muaj 24 ditë

 

Procedura e Apelit (Numri i lëndës: KSC-CA-2022-01)

17/06/2022

Gucati dhe Haradinaj dorëzuan njoftimet për apel.

05/07/2022

U mbajt Konferenca Para Apelit.

10–11/07/2022

Pas Vendimit të Panelit të Apelit, Gucati dhe Haradinaj ridorëzuan njoftimet për apel.

22/08/2022

Gucati dorëzoi Dosjen e Apelit.

02/09/2022

Haradinaj dorëzoi versionin e korrigjuar të Dosjes së Apelit.

01–02/12/2022

U mbajt seanca e apelit.

02/02/2023

U shqiptua Aktgjykimi i Apelit: Paneli i Apelit: 
•    La në fuqi verdiktet e fajësisë për Pikat 1 (me shumicë, me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos), 3, 5 dhe 6;
•    Prapësoi verdiktin e fajësisë për Pikën 2 dhe të dy të akuzuarit i shpalli të pafajshëm për këtë Pikë.
•    Uli dënimin nga 4.5 vjet në 4 vjet e 3 muaj burgim (duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim). La në fuqi gjobën prej 100 eurosh për të dy.

Të dhëna/statistika për çështjen në apel
Përbërja e Panelit të Gjykatës së Apelit
Gjykatësit Mishelë Pikar (kryesuese), Kai Ambos dhe Nina Jorgensen
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Metju Halling, Xhejms Paqe
Mbrojtja
Gucati: Xhonëthën Elistan Ris (mbrojtës), Hju Bouden dhe Elenor Stivenson (bashkëmbrojtës)
Haradinaj: Tobi Kadman (mbrojtës), Almudena Bernabeu García dhe Xhon Kaben (bashkëmbrojtës)
Faza e kuvendimeve e Aktgjykimit të apelit (nga parashtrimet e fundit të palëve deri në shqiptimin e aktgjykimit të apelit)
30 ditë
Kohëzgjatja e çështjes në apel (periudha nga dorëzimi i njoftimeve për apel deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit në apel)
7 muaj 16 ditë

 

Kërkesat e Gucatit dhe Haradinajt për Mbrojtje të Ligjshmërisë para Gjykatës Supreme (Numri i lëndës: KSC-SC-2023-01)

02–03/05/2023

Haradinaj dhe Gucati dorëzuan kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë në bazë të nenit 48(6)–(8) të Ligjit dhe rregullës 193 ku pretenduan disa shkelje të së drejtës penale dhe shkelje të tjera nga Trupi Gjykues dhe Paneli i Gjykatës së Apelit.

09/05/2023

Me Vendim të Panelit, Haradinaj ridorëzoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë.

18/09/2023

Gjykata Supreme rrëzoi tërësisht të dyja kërkesat, nuk konstatoi shkelje të konsiderueshme të së drejtës penale dhe të procedurave, dhe disa argumente i shpalli të papranueshme. 

Gjykata Supreme – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Supreme
Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Metju Halling, Xhejms Paqe
Mbrojtja
Gucati: Xhonëthën Elistan Ris (mbrojtës), Hju Bouden dhe Elenor Stivenson (bashkëmbrojtës)
Haradinaj: Tobi Kadman (mbrojtës), Almudena Bernabeu García dhe Xhon Kaben (bashkëmbrojtës)

Kërkesa Referuese e Haradinajt drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës: KSC-CC-2023-22)

20/11/2023

Nasim Haradinaj dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore në lidhje me procesin penal kundër tij në DHSK.

31/05/2024

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të Kushtetutës së Kosovës apo të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut; një pjesë e Kërkesës Referuese u shpall e papranueshme.


Gjykata Kushtetuese – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Kushtetuese
Gjykatësit Vidar Stensland (kryesues), Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Metju Halling, Xhejms Paqe
Mbrojtja
Haradinaj: Tobi Kadman (mbrojtës), Almudena Bernabeu García dhe Xhon Kaben (bashkëmbrojtës)

 

Modifikimi i dënimeve

12/10/2023

Kryetarja e DHSK-së, Ekaterina Trendafilova, modifikoi dënimin e Hysni Gucatit për ta liruar më 18/10/2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e vendosura për pjesën e mbetur të dënimit të tij. Më të njëjtën ditë, Kryetarja bëri të ditur se do të shqyrtonte modifikimin e dënimit të Nasim Haradinajt pasi të merrte raportin e Administratores mbi sjelljen e tij në paraburgim.

17/10/2023

Gucati u lirua.

12/12/2023

Kryetarja modifikoi dënimin e Haradinajt për ta liruar më 14/12/2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e vendosura për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.

14/12/2023

Haradinaj u lirua.

24/12/2024

Gucati dhe Haradinaj përfunduan vuajtjen e dënimit.

LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Gucati dhe Haradinaj. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.  

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Gucati dhe Haradinaj
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
29/09/2020 Paraqitje e parë
(Haradinaj)
Videoja Transkripti
01/10/2020 Paraqitje e parë
(Gucati)
Videoja Transkripti
18/12/2020 Paraqitje e parë (Haradinaj) Videoja Transkripti
18/12/2020 Paraqitje e parë (Gucati) Videoja Transkripti
08/01/2021 Paraqitje e mëtejshme (Haradinaj)/konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
24/02/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
30/03/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
30/04/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
28/05/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
14/07/2021 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
01/09/2021 Konferencë përgatitore për gjykimin Videoja Transkripti
02/09/2021 Konferencë përgatitore për gjykimin Videoja Transkripti
08/09/2021 Konferencë përgatitore e Prokurorisë  Videoja Transkripti
07/10/2021 Deklarata hyrëse (ZPS) Videoja Transkripti
18/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper Videoja Transkripti
19/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper Videoja Transkripti
20/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper Videoja Transkripti
21/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper Videoja Transkripti
25/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së ZPS-së Zdenka Pumper Videoja Transkripti
26/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së Zdenka Pumper dhe Halil Berisha Videoja Transkripti
27/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Halil Berisha Videoja Transkripti
28/10/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Miro Jukiq (Miro Jukić) Videoja Transkripti
04/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Miro Jukiq (Miro Jukić) Videoja Transkripti
05/11/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Daniel Moberg Videoja Transkripti
08/11/2021 Gjykimi - seanca për çështje procedurale, deklarata pa betim e të akuzuarit Videoja Transkripti
02/12/2021 Konferencë përgatitore për Mbrojtjen Videoja Transkripti
03/12/2021 Deklarata hyrëse (Mbrojtja-e-Gucatit) Videoja Transkripti
06/12/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hysni Gucati (i akuzuari) Videoja Transkripti
07/12/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hysni Gucati (i akuzuari) Videoja Transkripti
08/12/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hysni Gucati (i akuzuari) Videoja Transkripti
09/12/2021 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Taibe Myftari, Elmedina Ballazhi, Pren Marashi dhe Metush Kryeziu Videoja Transkripti
10/12/2021 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Çelë Gashi Videoja Transkripti
15/12/2021 Gjykimi – marrja në pyetje e mëtejshme nga pala kundërshtare të dy dëshmitarëve të rrithirrur të ZPS-së Pumper dhe Jukiq/Deklarata hyrëse (Mbrojtja e Haradinajt) Videoja Transkripti
11/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nasim Haradinaj (i akuzuari) Videoja Transkripti
12/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nasim Haradinaj (i akuzuari) Videoja Transkripti
13/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nasim Haradinaj (i akuzuari) Videoja Transkripti
14/01/2022 Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nasim Haradinaj (i akuzuari) dhe Rashit Qalaj Videoja Transkripti
21/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitares së Mbrojtjes Ana Majers (Anna Myers) Videoja Transkripti
24/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Robert Rid (Robert Reid) Videoja Transkripti
28/01/2022 Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Robert Rid (Robert Reid) Videoja Transkripti
31/01/2022 Konferenca mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
14/03/2022 Deklaratat përmbyllëse (ZPS) Videoja Transkripti
15/03/2022 Deklaratat përmbyllëse (Mbrojtja e Gucatit) Videoja Transkripti
16/03/2022 Deklaratat përmbyllëse (Mbrojtja e Gucatit&Haradinajt) Videoja Transkripti
17/03/2022 Deklaratat përmbyllëse (Përgjigjet e ZPS-së, kundërpërgjigjet e Mbrojtjes, parashtrimet në lidhje me dënim) Videoja Transkripti
18/05/2022 Shpallja e aktgjykimit Videoja Transkripti
05/07/2022 Konferenca para apelit  Videoja Transkripti
01/12/2022 Seanca e apelit Videoja Transkripti
02/12/2022 Seanca e apelit Videoja Transkripti
02/02/2023 Vendim i apelit Videoja Transkripti