Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin në lidhje me ngjarje që ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë veriore. Dosja e çështjes iu kalua Trupit Gjykues II më 15 dhjetor 2022. Gjykimi filloi më 3 prill 2023. Më 15 prill 2025, ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave të saj. Më 16 dhe 17 korrik 2025, Mbrojtja e Viktimave paraqiti prova. Paraqitja e provave nga Mbrojtja filloi më 15 shtator 2025, ku vetëm ekipet e Mbrojtjes së Thaçit dhe Krasniqit paraqitën prova. Më 2 dhjetor 2025, të dy ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave të tyre, dhe më 18 dhjetor 2025 procedura e paraqitjes së provave u shpall e mbyllur. Deklaratat përmbyllëse u bënë nga 9 deri më 18 shkurt 2026. Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues i shpalli të gjithë të akuzuarit fajtorë për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe i dënoi me: 25 vjet burgim (Thaçi dhe Krasniqi), 18 vjet burgim (Veseli) dhe 13 vjet burgim (Selimi). Në këtë çështje gjyqësore marrin pjesë 156 viktima.