|
Gjatë periudhës që mbulon Aktakuza, Hashim Thaçi ishte në paraburgim në kontekst të gjykimit të tij në lidhje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Ai ishte më parë udhëheqës i UÇK-së dhe anëtar themelues i Partisë për Progres Demokratik të Kosovës, e cila në vitin 2000 mori emrin Partia Demokratike e Kosovës (“PDK”). Ai ka qenë edhe Kryeministër dhe President i Kosovës. |
|
Bashkim Smakaj ishte më parë drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe u punësua nga Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi nga viti 2017 deri në vitin 2020. |
|
Isni Kilaj ishte anëtar themelues i UÇK-së në Malishevë dhe ish-komandant i njësitit “Lumi”. Kilaj ka qenë edhe kryetar i PDK-së së Thaçit në komunën e Malishevës. |
|
Fadil Fazliu është veteran i UÇK-së i cili veproi në Zonën Operative të Llapit. |
|
Gjatë periudhës që mbulon Aktakuza, Hajredin Kuçi ishte anëtar i ekipit të Mbrojtjes së Kadri Veselit (një i akuzuar tjetër në çështjen Thaçi dhe të tjerët). Ai ka punuar më parë në qeverinë e Presidentit të atëhershëm Thaçi, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë i Kosovës. |
HISTORIKU I AKTAKUZËS
|
29/11/2024 |
Aktakuza kundër pesë të akuzuarve u konfirmua; u bë publike më 06/12/2024. |
|
14/04/2025 |
Pas kthimit nga Paneli i Gjykatës së Apelit për rishqyrtim, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ndryshoi vendimin e saj më 29 nëntor 2024, duke konfirmuar një formë përgjegjësie penale shtesë për Thaçin në bazë të nenit 32(3) të KPK në akuzat e paraqitura në Pikat 1, 2, dhe 3 të aktakuzës, dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar. |
|
16/04/2025 |
ZPS-ja dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar. |
PËRMBLEDHJE E AKUZAVE
Sipas Aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.
Në aktakuzë më tej pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, me Fazliun dhe me Kilajn, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.
Akuzat janë si vijon:
| Hashim Thaçi | Bashkim Smakaj | Isni Kilaj |
|---|---|---|
TRI AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIKTentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pikat 1, 2 dhe 3) TETË AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKEShkelje e fshehtësisë së procedurës (Pikat 4, 5, 6 dhe 7) Mosbindje ndaj gjykatës (Pikat 8, 9, 10 dhe 11) |
NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIKTentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 12) NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKEMosbindje ndaj gjykatës (Pika 13) |
NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIKTentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 14) NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKEMosbindje ndaj gjykatës (Pika 15) |
| Fadil Fazliu | Hajredin Kuçi |
|---|---|
NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIKTentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 16) NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKEMosbindje ndaj gjykatës (Pika 17) |
DY AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKEMosbindje ndaj gjykatës (Pikat 18 dhe 19) |
ZHVILLIME PROCEDURALE
|
02–03/11/2023 |
Isni Kilaj u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të DHSK-së. |
|
04/11/2023 |
U mbajt seanca e paraqitjes së parë të Kilajt si i dyshuar para Gjykatësit të Vetëm, në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullës 55 të Rregullores. |
|
03/05/2024 |
Për shkak të vonesave të konsiderueshme procedurale, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi lirimin e Kilajt në Kosovë me kushte të rrepta, duke konstatuar se zgjatja e mëtejshme e paraburgimit të tij do të ishte e paarsyeshme. Vendimi u konfirmua më pas nga Paneli i Gjykatës së Apelit. Gjatë gjithë kësaj periudhe Kilaj konsiderohej vetëm si i dyshuar (numri i lëndës KSC-BC-2018-01). |
|
— Procedurat pas konfirmimit të aktakuzës (Numri i lëndës: KSC-BC-2023-12) — |
|
|
05–06/12/2024 |
Pas konfirmimit të Aktakuzës, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së, ndërsa Hajredin Kuçit iu dorëzua fletëthirrja për paraqitjen e parë. |
|
08–09/12/2024 |
Në paraqitjen e tyre të parë, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, ndërsa Fazliu, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës. |
|
17/12/2024 – 14/01/2025 |
Pas vendimit të Thaçit dhe Smakajt për të mos u vetëdeklaruar lidhur me fajësinë ose pafajësinë gjatë seancës së 17 dhjetorit 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake i urdhëroi ata të vetëdeklaroheshin me shkrim deri më 7 janar 2025. Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm më 6 janar 2025, ndërsa Smakaj dorëzoi vetëdeklarimin e tij si i pafajshëm më 3 janar 2025, që u bë publik më 14 janar 2025. |
|
19/09/2025 |
ZPS-ja dorëzoi versionin konfidencial të dosjes paraprake të saj; versioni i redaktuar publik i dosjes së korrigjuar u dorëzua më 7 tetor 2025. |
|
20/10/2025 |
|
|
12/11/2025 |
Dosja e çështjes iu kalua për gjykim Gjykatësit të Vetëm. |
|
28/11/2025 |
U mbajt konferenca për përgatitjen e gjykimit. |
|
10/12/2025 |
Isni Kilaj lirohet me kusht në Kosovë, sipas urdhrit të Gjykatësit të Vetëm. |
Gjykatësi i vetëm |
Gjykatësi Kristofer Gosnel |
Zyra e Prokurorit të Specializuar |
Xhoshua Hafec, Dërk-Jan Laman |
Mbrojtja |
Thaçi: Sofi Menegon (Mbrojtëse), Luka Mishetiq (Bashkëmbrojtës)Smakaj: Xhonëthën Ris (Mbrojtës), Hju Bauden (Bashkëmbrojtës)Kilaj: Ijan Edvards (Mbrojtës), Xho Holms (Bashkëmbrojtës)Fazliu: Dejvid Jang (Mbrojtës)Kuçi: Aleksander Admiral (Mbrojtës) |
Vendimet mbi rishikimin e paraburgimit (gjithsej) |
6 (Thaçi, Smakaj, Kilaj dhe Fazliu) |
Faza e gjykimit |
Procedura paraprake |
*Nga 10/12/2025
LISTA E TË GJITHA SEANCAVE
Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Hashim Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë). Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme.
Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.
| Data | Lloji i seancës | Video regjistrimi | Transkripti |
|---|---|---|---|
| 04/11/2023 | Paraqitja e parë (si i dyshuar) - Kilaj | Videoja | Transkripti |
| 08/12/2024 | Paraqitje e parë (Thaçi) |
Videoja | Transkripti |
| 08/12/2024 | Paraqitje e parë (Smakaj) |
Videoja | Transkripti |
| 08/12/2024 | Paraqitje e parë (Fazliu) |
Videoja | Transkripti |
| 09/12/2024 | Paraqitje e parë (Kuçi) |
Videoja | Transkripti |
| 09/12/2024 | Paraqitje e parë (Kilaj) |
Videoja | Transkripti |
| 17/12/2024 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |