Më 18 qershor 2021, trupi gjykues I vendosi që procesi gjyqësor në çështjen Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës, KSC-BC-2020-05, të fillojë të mërkurën, më 15 shtator 2021. Prokurori i Specializuar do të ketë në dispozicion tre orë për deklaratën e tij hyrëse kurse përfaqësuesja e viktimave një orë e gjysmë. Trupi gjykues I vendosi që dy dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokurori i Specializuar do të dëgjohen midis të hënës, 20 shtator 2021 dhe të martës, 28 shtator 2021.

Kjo është çështja e parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës për të cilën do të fillojë procesi gjyqësor. Më shumë hollësi në vendimin (vetëm në anglisht).

Burimi: 
Dhomat e specializuara