Gjykatësi Antonio Balsamo (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: ITALI

DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017

Biografia:

Gjykatësi Antonio Balsamo (Itali) u emërua kryetar i gjykatës së Palermos në korrik 2021. Ai gjithashtu shërbeu si profesor i të drejtës penale në fakultetin juridik të LUMSA-s në Palermo. Nga 2011 deri më 2018, ai ishte kryetar i gjykatës së qarkut në Kaltaniseta (Caltanissetta) dhe nga 2016 deri më 2018 zëvendësprokuror i përgjithshëm i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Italisë. Nga 2007 deri më 2011, u vu në shërbim të Gjykatës Supreme të Kasacionit të Italisë si gjykatës, dhe nga 1992 deri më 2007 punoi si gjykatës në gjykatën e Palermos. Nga maji 2010 deri në maj 2012, gjykatësi Balsamo shërbeu si anëtar kryesues i Panelit Shqyrtues të EULEX-it për Të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Ai mori pjesë si ekspert dhe konsulent në projektet e BE-së për reformën e Kodit Penal të Bullgarisë, themelimin e Zyrës së Prokurorit Publik në IRJM për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore në Turqi. Ai ka qenë anëtar i komisioneve dhe paneleve të ndryshme gjyqësore në Itali. Gjykatësi Balsamo është diplomuar si jurist në Universitetin e Palermos (Itali) ku edhe u specializua për të drejtën e administrimit rajonal dhe lokal. Më 1991, ai u emërua praktikant për gjykatës. Ai ka botime të shumta për tema të ndryshme për të drejtën penale dhe mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

ÇËshtjet/funksionet NË DHSK:

Anëtar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së nga shkurti 2017;

Anëtar i paneleve të Gjykatës Kushtetuese të ngarkuar, mes tjerash, me referimin e e Kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe referimet lidhur me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së (i pari; i dyti; i treti).