Biografia
Gjykatësi Kristofer Gosnel (Kanada) ka më shumë se 20 vjet përvojë në praktikën e të drejtës penale ndërkombëtare, gjatë së cilës ka përfaqësuar të akuzuar, viktima dhe prokurorinë. Ai ka mbrojtur të akuzuar në disa çështje gjyqësore të profilit të lartë në gjykata dhe tribunalë ndërkombëtarë, përfshirë Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ai gjithashtu ka shërbyer si jurist i lartë në hetimet penale të subjekteve të Kombeve të Bashkuara, kryesisht në Mekanizmin e Pavarur Hetimor për Mianmarin nga viti 2021 deri në vitin 2024. Ai është ligjërues i jashtëm në Akademinë e Gjenevës për të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut, dhe nga viti 2003 deri në vitin 2006 punoi si jurist në Dhomat e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën.
Gjykatësi Gosnel u diplomua në shkenca juridike në Universitetin e Oksfordit në Angli si dhe në Universitetin MekGil në Kanada, dhe kreu magjistraturën në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Kolumbias në Shtetet e Bashkuara.