Biografia
Gjykatësi Rumen H. Nenkov (Bullgari) ka shërbyer si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Bullgarisë nga viti 2009 deri në vitin 2018. Para kësaj, ka shërbyer si gjykatës në Gjykatën Supreme të Kasacionit (1992-2009), ka kryer detyrën e zëvendëskryetarit të Gjykatës dhe të shefit të Kolegjit Penal të tij. Ai e filloi karrierën e tij gjyqësore si gjykatës i ulët në Gjykatën e Qytetit të Sofjes (1980-1983) dhe vazhdoi si gjykatës në Gjykatën Rajonale të Sofjes (1984-1989) dhe si gjykatës i lartë dhe zëvendëskryetar në Gjykatën e Qytetit të Sofjes (1991-1992). Në vitin 1990, gjykatësi Nenkov ka kryer detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë të Bullgarisë. Gjykatës Nenkov është diplomuar në Universitetin e Sofjes. Ai është anëtar i Shoqatës së Shkencëtarëve Bullgarë dhe ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtës penale, procedurave penale dhe mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Si ekspert, ai është përfshirë në projekte të BE-së të lidhura me reformat gjyqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në projekte të trajnimit të OKB-së për gjykatësit penalë në Kazakistan.
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK
Anëtar i Paneleve të Gjykatës Kushtetuese i caktuar për shqyrtimin e kërkesave referuese në çështjet gjyqësore në vijim:
Referimet e Kryetares së Kuvendit të Kosovës