Më 17 nëntor 2019, gjykatëses Christine van den Wyngaert e cila është në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), iu akorduan dy çmime prestigjioze në konferencën e 20-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Së Drejtës Penale, për kontributin e saj në drejtësinë penale ndërkombëtare, gjegjësisht Medalja “Vespasian V. Pella” dhe Çmimi “Hans-Heinrich Jescheck”.

“Dëshiroj t’i shpreh përgëzimet e mia gjykatëses van den Wyngaert për këtë vlerësim të merituar të kontributit të saj në lëmin e drejtësisë penale ndërkombëtare, çka për mendimin tim tregon nivelin e lartë të përvojës dhe ekspertizës së gjykatësve të Regjistrit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha Kryetarja, gjykatësja Ekaterina Trendafilova.

Burimi: 
Dhomat e specializuara