Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese vendos mbi Kërkesën Referuese të Pjetër Shalës

Më 23 tetor 2026, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi Aktgjykimin mbi Kërkesën Referuese të paraqitur nga Pjetër Shala, me të cilin i deklaroi një pjesë të ankesave të tij të papranueshme, ndërsa për pjesën tjetër konstatoi se nuk kishte pasur asnjë shkelje të Kushtetutës së Kosovës...

Dhomat e Specializuara të Kosovës të fokusuara në përmbushjen e mandatit për drejtësi të pavarur

Që prej themelimit, Dhomat e Specializuara kanë qenë objekt i informacionit të rremë lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e institucionit. Gjithashtu janë ndërmarrë orvatje për pengim të drejtësisë të cilat kanë rezultuar në dënime dhe pranime fajësie në Gjykatë, për frikësim të dëshmitarëve...

Informim i DHSK-së për median - 14:30

Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj, si dhe emërtimin e medias, në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

Deklaratë e Dhomave të Specializuara të Kosovës: Ftesa nga Avokati i Popullit i Kosovës për Tryezë të Rrumbullakët

Dhomat e Specializuara sjellin në vëmendje se neni 162(11) i Kushtetutës së Republikës së Kosovës i jep qartësisht Zyrës së Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara “përgjegjësi ekskluzive për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”. Dhomat e Specializuara i referohen...

Prokurori k. Thaҫit dhe të tjerëve (administrimi i drejtësisë) - Vendim i Gjykimit 10:00

17/11/2026, 10:00

Për të përcjellur seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Për regjistrimin paraprak, ju lutemi të dërgoni një mesazh elektronik në [email protected]. Në mesazh duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin, përkatësinë në ndonjë organizatë, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri më 27 tetor, në ora 16:00.

Subscribe to