Paraburgimi
Objekti i Paraburgimit i Dhomave të Specializuara të Kosovës (‘objekti i paraburgimit’) ndodhet në kompleksin e burgut PI Haaglanden në Hagë.
Objekti i Paraburgimit i Dhomave të Specializuara të Kosovës (‘objekti i paraburgimit’) ndodhet në kompleksin e burgut PI Haaglanden në Hagë.
E drejta për përfaqësim juridik para Dhomave të Specializuara është themelore për garancitë e gjykimit të drejtë mishëruar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’).
Për kontraktimin sipas sistemit të ndihmës juridike, mbrojtësi duhet të dorëzojë dokumentacion që provon se mbrojtësi i përmbush kriteret e Direktivës për Mbrojtësit, vërtetim që dëshmon pagimin e të gjitha tatimeve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe vërtetim të sigurimit profesional.
Gjithashtu mbrojtësi duhet të nënshkruajë zotimin e konfidencialitetit dhe një deklaratë se nuk ka konflikt interesash.
Për llogaritjen e shumës maksimale të ndihmës juridike që i paguhet mbrojtësit merren parasysh:
faza e procesit dhe kohëzgjatja e pritshme e saj;
niveli i kompleksitetit të çështjes;
korniza e shërbimeve të nevojshme; dhe
shuma maksimale e ndihmës juridike përcaktuar në Rregulloren e Ndihmës Juridike.
Me nismën e vet ose me kërkesë të të dyshuarit ose të akuzuarit, Administratorja mund të rishikojë një vendim të marrë në bazë të kësaj rregulle, në qoftë se:
vendimi ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga një ndryshim i rrethanave;
Administratorja vihet në dijeni të një informacioni të ri të rëndësishëm; ose
i dyshuari ose i akuzuari ka paraqitur informacion të rremë ose qëllimisht nuk ka paraqitur informacion me rëndësi.
Të dyshuarit ose të akuzuarit të cilët nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme, kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë juridike. Ndihma juridike për pagesën e mbrojtësit jepet edhe për viktimat që marrin pjesë në procese gjyqësore. Rregullorja e Ndihmës Juridike mund të lexohet këtu.
Në korrik 2018, ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim së bashku me një ekspert ligjor të DHSK-së, bënë prezantime në një tryezë të rrumbullakët të organizuar me gazetarë në Prishtinë, si edhe me shoqërinë civile dhe punonjës të komunave në Obiliq. Gjithashtu, Ekipi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim kreu konsultime me OJQ në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut.
17-19 shtator 2018
Në konsultim me OJQ serbe dhe me Odën e Avokatëve të Serbisë, përfaqësues të DHSK-së informuan për mandatin dhe procedurat e Dhomave të Specializuara të Kosovës si dhe për pjesëmarrjen e viktimave.