DHSK-ja zhvillon takime me gazetarë, studentë të drejtësisë dhe me të rinj për t’i informuar për mandatin dhe veprimtaritë e gjykatës

Nga 3 deri më 7 dhjetor 2018, përfaqësues të DHSK-së zhvilluan konsultime me OJQ dhe me gazetarë në Prishtinë, Gjilan dhe Graçanicë. Ekipi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim organizoi një seminar me të rinj dhe një ligjëratë në Fakultetin e Drejtësisë në Pejë, si edhe dy tryeza të rrumbullakëta në Gjilan dhe Graçanicë. Gjatë këtyre veprimtarive përfaqësues të DHSK-së shpjeguan mandatin e gjykatës, iu përgjigjën pyetjeve dhe u informuan për çështjet e ngritura si shqetësime nga pjesëmarrësit. 

DHSK-ja takohet me anëtarë të Odës së Avokatëve të Serbisë

Më 25 janar 2019, Shefja e Zyrës së Pjesëmarrje së Viktimave, Silke Studzinsky, u takua me anëtarë të Odës së Avokatëve të Serbisë në Beograd, të cilëve u foli për mandatin dhe veprimtaritë e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe në veçanti për praktikën e pjesëmarrjes së viktimave në procedurat e ardhshme gjyqësore.  Pas prezantimit u bënë pyetje dhe diskutime.

Vizitë komunikimi dhe ndërgjegjësimi e DHSK-së në Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe Grabovc

Nga 5 deri në 8 shkurt 2019, përfaqësues nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ishin në Kosovë, ku biseduan me grupe të ndryshme për mandatin dhe veprimtaritë e gjykatës, mandatin e Zyrës së Avokatit të Popullit dhe praktikën e pjesëmarrjes së viktimave në procedurat e ardhshme gjyqësore në DHSK.

Një javë veprimtarish të ndryshme në Kosovë me informacione për Dhomat e Specializuara të Kosovës

Gjatë një jave veprimtarish të zhvilluara nga 1 deri 5 prill 2019, përfaqësues të DHSK-së nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim u takuan me OJQ dhe morën pjesë në veprimtari me studentë të drejtësisë, mësues, të rinj, etj. Punonjësit e DHSK-së dhanë informacion për mandatin dhe procedurat e gjykatës, iu përgjigjën pyetjeve dhe dëgjuan mendimet dhe shqetësimet e pjesëmarrësve. Veprimtari të tilla u zhvilluan në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicën e Veriut, Fushë Kosovë, Hoçë të Madhe, Graçanicë dhe Grabovc.

Përfaqësues dhe ekspertë ligjorë të DHSK-së bisedojnë me palë të interesuara në Kosovë

Në veprimtari të organizuara në bashkëpunim me OJQ nga Kosova ndërmjet 17 dhe 21 qershor 2019, ekipi për komunikim dhe ndërgjegjësim foli për mandatin dhe veprimtaritë e Dhomave të Specializuara të Kosovës, iu përgjigj pyetjeve dhe mori pjesë në diskutime të gjalla me përfaqësues të komunitetit, juristë, studentë të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqatave të personave të zhdukur.

DHSK-ja informon studentë nga komunitete të ndryshme mbi pjesëmarrjen e viktimave në procedura gjyqësore

Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave e Dhomave të Specializuara të Kosovës mbajti në Pejë një takim me studentë universitarë nga mbarë Kosova, në të cilin u diskutua për pjesëmarrjen e viktimave në DHSK. Sipas ligjit dhe rregullores së procedurës së gjykatës, personave të dëmtuar si pasojë e krimeve të përfshira në një aktakuzë publike do t’u jepet mundësia të bëjnë kërkesë për të marrë pjesë në procedurat gjyqësore, në bazë të vendimeve të gjykatësve.

Përfaqësues të DHSK-së diskutojnë mandatin dhe veprimtaritë e gjykatës në Prishtinë, Kaçanik dhe në rajonin e Gjilanit

Në katër veprimtari të ndryshme të organizuara nga OJQ partnere të DHSK-së në Kaçanik, Kamenicë, Shillovë dhe Prishtinë më 24-26 shtator 2019, punonjës të DHSK-së u takuan me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme në Kosovë si dhe me nxënës të shkollave të mesme dhe mësuesit e tyre. Në kuadër të programit për komunikim dhe ndërgjegjësim, punonjësit e DHSK-së shkojnë çdo muaj në Kosovë për të informuar qytetarët për gjykatën dhe veprimtaritë e saj, për t’iu përgjigjur pyetjeve, si dhe për të nxitur diskutimin me një gamë të gjerë grupesh nga mbarë Kosova.

Subscribe to