Në veprimtari të organizuara në bashkëpunim me OJQ nga Kosova ndërmjet 17 dhe 21 qershor 2019, ekipi për komunikim dhe ndërgjegjësim foli për mandatin dhe veprimtaritë e Dhomave të Specializuara të Kosovës, iu përgjigj pyetjeve dhe mori pjesë në diskutime të gjalla me përfaqësues të komunitetit, juristë, studentë të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqatave të personave të zhdukur. Së bashku me ekspertë të lartë ligjorë nga Dhomat, Zyra e Avokatit të Popullit dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave, ekipi për komunikim dhe ndërgjegjësim bisedoi me njerëz në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Gjithashtu, përfaqësuesit e DHSK-së zhvilluan konsultime me gazetarë të organeve të mediave në gjuhën shqipe dhe serbe në Kosovë.