27-30 gusht 2019

Ekspertë të lartë ligjorë dhe përfaqësues të Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave iu bashkuan ekipit për komunikim dhe ndërgjegjësim për të diskutuar punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës me përfaqësues të komunitetit në një veprimtari të zhvilluar në gusht në rajonin e Prizrenit. Përfaqësuesit e DHSK-së u takuan edhe me shoqata të personave të zhdukur për një prezantim të mandatit dhe pjesëmarrjes së viktimave në DHSK, ndjekur nga një seancë diskutimi me pyetje dhe përgjigje.