Në partneritet me OJQ-të, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, AKTIV dhe Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, DHSK-ja mbajti katër ligjërata në internet që përfshinë gjithsej 70 studentë nga Kosova, Serbia dhe Bosnjë- Hercegovina. Synimi ishte shpëndarja e informacionit për Gjykatën, përgjigjet ndaj pyetjeve të pjesëmarrësve dhe dëgjimi i shqetësimeve të tyre. Studentët ishin nga Universiteti i Mitrovicës, Kolegji Ndërkombëtar I Biznesit në Mitrovicë, seminari i Drejtësisë Tranzicionale i FDH-së, aktiviteti "Gjykimet e simuluara" në nivel kombëtar i Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe nga programi i shkëmbimit të të rinjve të NRDNj-USAID mbi ballafaqimin me të kaluarën.