Nga 5 deri në 8 shkurt 2019, përfaqësues nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ishin në Kosovë, ku biseduan me grupe të ndryshme për mandatin dhe veprimtaritë e gjykatës, mandatin e Zyrës së Avokatit të Popullit dhe praktikën e pjesëmarrjes së viktimave në procedurat e ardhshme gjyqësore në DHSK. Këto veprimtari të organizuara në partneritet me OJQ vendore i mundësuan DHSK-së që t’u shpjegonte juristëve, përfaqësuesve të OJQ-ve, studentëve të drejtësisë dhe të rinjve mandatin e gjykatës për garantimin e procedurave të sigurta, të paanshme, të pavarura, të drejta dhe efikase.