• E mërkurë 1 Korrik, 2026 18:25

    Thaçi dhe të tjerët (krime lufte): Aktgjykimi do të shqiptohet më 16 shtator 2026

    Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ka caktuar datën për shqiptimin publik të Aktgjykimit më 16 shtator 2026, në orën 10:00 paradite. Trupi Gjykues shpjegoi se, në përputhje me Rregulloren, kishte gjykuar që zgjatja e mëtejshme e afatit ishte absolutisht e domosdoshme për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe sasisë së provave që Trupit Gjykues i duhet të shqyrtojë. 
    Trupi Gjykues mori dëshmi dhe prova nga rreth 270 dëshmitarë (me gojë dhe me shkrim), pranoi 5467 prova materiale dhe transkripti i gjykimit ka 29.238 faqe.
    Trupi Gjykues gjykoi se kjo zgjatje e afatit përligjej nga nevoja për të garantuar një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të provave, si edhe nga detyrimi për të dhënë një arsyetim me shkrim që i pasqyron me saktësi ato prova. 

  • E mërkurë 10 Qershor, 2026 16:44

    Thaçi dhe të tjerët: vazhdohet paraburgimi i Hashim Thaçit (qershor 2026)

    Në vendimin e fundit për rishikimin e paraburgimit të datës 10 qershor 2026, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera.

  • E premte 29 May, 2026 10:39

    Thaçi dhe të tjerët: rrëzohet apeli i Selimit lidhur me vazhdimin e paraburgimit

    Më 28 maj 2026, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e Rexhep Selimit kundër vendimit të 25-të në të cilin urdhërohej vazhdimi i paraburgimit të tij, i lëshuar nga Trupi Gjykues më 16 mars  2026. 
    Meqenëse vetë apeli vendimi i apelit është konfidencial, Paneli i Gjykatës së Apelit urdhëroi Mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik brenda dhjetë ditësh nga dorëzimi I këtij vendimi. 

  • E premte 15 May, 2026 15:36

    Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi për Veselin dhe Krasniqin (maj 2026)

    Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 15 maj 2026, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera.

  • E mërkurë 6 May, 2026 09:10

    Gjykimi për krime lufte Thaҫi dhe të tjerët: afati për shqiptimin e aktgjykimit shtyhet për korrik 2026

    Më 5 maj 2026, Trupi Gjykues në ҫështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lëshoi një urdhër me të cilin shtyu afatin për shqiptimin e aktgjykimit me 60 ditë deri më 20 korrik 2026. 
    Trupi Gjykues konstatoi se rrethanat e çështjes gjyqësore përligjin kërkojnë kohë shtesë duke iu referuar sasisë së provave dhe kompleksitetit të procesit. Gjithsesi, Trupi Gjykues nënvizoi se në qoftë se një shtyrje e mëtejshme e fatit do të jetë absolutisht e domosdoshme, Trupi Gjykues do të lëshojë  urdhër për këtë qëllim në kohën e duhur.

  • E premte 24 Prill, 2026 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: bëhet publike dosja gjyqësore përfundimtare e Mbrojtjes së Selimit

    Më 23 prill 2026, Mbrojtja e Rexhep Selimit dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes gjyqësore përfundimtare të saj, e cila fillimisht ishte dorëzuar si konfidenciale në janar 2026.

    Kjo është dosja gjyqësore përfundimtare e fundit e Mbrojtjes e bërë publike, pas atyre të dorëzuara nga tre të akuzuarit e tjerë.

  • E hënë 20 Prill, 2026 14:10

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vendim i ri në lidhje me pjesëmarrjen e viktimave (prill 2026)

    Më 17 prill 2026, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, miratoi kërkesën e Mbrojtjes së Viktimave për lejimin e dy të afërmve të viktimës së ndjerë të rifillojnë pjesëmarrjen e tyre në proces. 

    Si rezultat, numri i përgjithshëm i viktimave pjesëmarrëse në këtë proces gjyqësor shkon në 156.

  • E hënë 20 Prill, 2026 10:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: urdhërohet vazhdimi i paraburgimit për z. Selimi (Mars 2026)

    Në vendimin e tij të fundit mbi rishikimin e paraburgimit, të bërë publik më 17 prill, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Rexhep Selimit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera.

  • E hënë 20 Prill, 2026 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: bëhen publike dy vendime në lidhje me kushtet e paraburgimit

    Më 17 prill 2026, u lëshua versioni i redaktuar publik i vendimit mbi rishikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

    Vendimi, i cili fillimisht u lëshua si konfidencial më 4 korrik 2025, vjen pas kërkesave të Mbrojtjes së Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit për ndryshimin e kushteve të paraburgimit, të cilat u modifikuan fillimisht prej Trupit Gjykues në dhjetor 2023. Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesat, duke hequr disa masa të vendosura më parë, në veçanti në lidhje me aspekte të vizitave personale jo të privilegjuara dhe komunikimeve në video dhe atyre telefonike, përfshirë me të afërmit, ndërsa la në fuqi masat e tjera si të domosdoshme dhe proporcionale.

    Në një vendim të veçantë të lëshuar më 19 mars 2026 dhe gjithashtu të bërë publik më 17 prill 2026, Trupi Gjykues rrëzoi kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për heqjen e kufizimeve të mbetura të kontakteve në lidhje me Rexhep Selimin. Trupi Gjykues konstatoi se këto masa vazhdojnë të jenë të domosdoshme dhe proporcionale ndërsa lejoi të bëheshin disa ndryshime të kufizuara në zbatimin e tyre, ku përfshihet rritja e numrit të vizitave personale jo të privilegjuara të autorizuara dhe krijimi i mundësive shtësë për vizita përmes videolidhjes dhe vizita private.