• E hënë 24 Shkurt, 2025 15:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për sot/rifillon nesër (25 shkurt)

    Pas vendimit të Trupit Gjykues për t’i dhënë kohë shtesë Mbrojtjes për të bërë parashtrime mbi provat e propozuara të paraqitura nga ZPS-ja në lidhje me dëshmitarin aktual, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët është mbyllur për sot. Ai do të rifillojë nesër, më 25 shkurt, në orën 09:00, kur pritet të fillojë marrja në pyetje e dëshmitarit Ismet Tara nga Mbrojtja. 

  • E hënë 24 Shkurt, 2025 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitar i ri i ZPS-së në sallë të gjyqit (i 123-ti deri më tani)

    Këtë mëngjes ka nisur dhënien e dëshmisë dëshmitari i ri i ZPS-së, Ismet Tara. Deri më tani, ky është dëshmitari i 123-të i ZPS-së në gjykatë.  

  • E mërkurë 19 Shkurt, 2025 11:00

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/nuk ka seanca tjera këtë javë

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se aktualisht parashikon të thërrasë dy dëshmitarë në gjykatë javën e ardhshme dhe një dëshmitar në mars. Ata do të informojnë në kohën e duhur për çdo dëshmitar shtesë ose ndryshim në listën e tyre të dëshmitarëve. ZPS-ja gjithashtu njoftoi lidhur me synimin për të mbyllur çështjen e tyre më 15 prill dhe se nuk priten dëshmitarë të tjerë pas 4 prillit.

    Gjithashtu, palët diskutuan çështje tjera, siç janë mocionet shtesë për provat jogojore, si dhe kërkesat e mundshme prej Mbrojtjes sipas Rregullës 130.

    Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave. Gjykimi Thaçi dhe të tjerët do të rinis të hënën, 24 shkurt, në seancë të rregullt të  planifikuar në ora 09:00.

  • E martë 18 Shkurt, 2025 17:00

    Thaçi dhe të tjerët: Konferencë për ecurinë e çështjes nesër (19 shkurt)

    Dëshmia e dëshmitarit W04491 përfundoi sot pasdite dhe ky ishte dëshmitari i fundit për këtë javë. Siç ka njoftuar Trupi Gjykues, palët do të takohen nesër, më 19 shkurt në ora 09:00, në një Konferencë për ecurinë e çështjes për të diskutuar lidhur me hapat e ardhshëm procedural.

  • E martë 18 Shkurt, 2025 10:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykatë ( i 122-ti deri më tani)

    Këtë mëngjes ka nisur dëshminë dëshmitari i ri i ZPS-së, W04491. Sipas Prokurorisë, ky dëshmitar, së bashku me një person tjetër, ishin arrestuar nga pjesëtarë të UÇK-së në korrik të vitit 1998 dhe më pas ishin mbajtur dhe keqtrajtuar në dy vende.

  • E enjte 13 Shkurt, 2025 13:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rinis më 18 shkurt

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 121-të të Prokurorisë, Sylejman Selimi, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën, 18 shkurt 2025, në orën 09:00.

  • E enjte 13 Shkurt, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Selimi rifillon dëshminë

    Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, ka rifilluar dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 15:30

    Hashim Thaҫi: vendimet mbi kërkesën për lirim të përkohshëm të disponueshme në faqen e internetit

    Më 31 janar 2025, Trupi Gjykues II dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake refuzuan kërkesën e Hashim Thaҫit për lirimin e përkohshëm për arsye humanitare. Vendimet janë bazuar në rrethanat e babait të z. Thaçi në kohën kur është bërë kërkesa, dy javë më parë.

    Versionet e redaktuara publike të këtyre vendimeve janë dorëzuar më 11 dhe 12 shkurt dhe janë të disponueshme këtu dhe këtu. Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 11:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Selimi

    Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.

    Ju lutemi vini re se, siç ka njoftuar Trupi Gjykues, seanca e parë do të zgjasë deri në ora 12:00, pasuar nga një pushim prej 10 minutash, ndërsa seanca e dytë deri në ora 13:00. Pas kësaj, gjykimi do të vazhdojë sipas orarit të zakonshëm, me pushimin e drekës nga ora 13:00 deri në 14:30 dhe seanca të rregullta deri në orën 16:30.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët sot (12/02): seanca fillon në orën 11:00

    Fillimi i seancës së paradites, 12 shkurt, në çështjen Thaçi dhe të tjerët, është shtyrë dhe pritet të fillojë në orën 11:00 (ose në orën 11:45 në transmetimin me vonesë).