-
E martë 4 Mars, 2025 16:00
Share this page
Hashim Thaҫi: vendimi mbi kërkesën për lirim të përkohshëm i disponueshëm në faqen e internetit
Pas vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake për të cilin kemi njoftuar javën e kaluar, Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjithashtu ka refuzuar kërkesën e njëjtë për lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit. Versioni i redaktuar publik i vendimit është i disponueshëm në dokumentacionin gjyqësor publik.
Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.
-
E martë 4 Mars, 2025 12:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : anulohen seancat e javës së 17 marsit
Ju njoftojmë se seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e 17 marsit janë anuluar. Gykimi pritet të vazhdojë më 24 mars 2025.
-
E mërkurë 26 Shkurt, 2025 18:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendim mbi kërkesën e Mbrojtjes në lidhje me pyetjet e Trupit Gjykues për dëshmitarin
Më 25 shkurt 2025, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin mbi kërkesën e katër ekipeve të Mbrojtjes, me anë të cilës kërkohej që Trupi Gjykues të merrte masa për të siguruar paanësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj të akuzuarve. Konkretisht, kërkesa e Mbrojtjes trajton mënyrën e marrjes në pyetje prej Trupit Gjykues të dëshmitarëve të ZPS-së, duke pretenduar ndër të tjera, se krijon perceptim të anshmërisë.
Trupi Gjykues mori parasysh kundërshtimet e Mbrojtjes, por hodhi poshtë kërkesën, duke konstatuar se marrja në pyetje nga gjykata nuk shkeli të drejtat e të akuzuarve as nuk do të çonin një vëzhgues të informuar arsyeshëm për të perceptuar arsyeshëm anshmëri. Më shumë hollësi mund të gjeni në vendimin e lëshuar nga Trupi Gjykues.
Ky është vendimi i dytë në këtë çështje gjyqësore lidhur me kundërshtimet e Mbrojtjes se si Trupi Gjykues mori në pyetje dëshmitarët. Vendimin e parë e lëshoi Paneli i Gjykatës së Apelit në korrik 2023, kur kërkesa e Mbrojtjes gjithashtu u hodh poshtë.
-
E martë 25 Shkurt, 2025 14:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rifillon më 17 mars
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 123-të të Prokurorisë Ismet Tara këtë pasdite, gjykimi u mbyll për sot dhe për këtë javë. Anulohen seancat e 26 dhe 27 shkurtit. Gjykimi do të rifillojë të hënën, 17 mars 2025, në orën 09:00.
-
E martë 25 Shkurt, 2025 10:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Ismet Tara rifillon dhënien e dëshmisë
Dëshmitari i ZPS-së Ismet Tara rifillon dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Pas kërkesës së djeshme të dëshmitarit, sot ai shoqërohet nga një mbrojtës kujdestar. Njoftimi i Administratores për caktimin e tij është i disponueshëm këtu.
-
E hënë 24 Shkurt, 2025 15:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për sot/rifillon nesër (25 shkurt)
Pas vendimit të Trupit Gjykues për t’i dhënë kohë shtesë Mbrojtjes për të bërë parashtrime mbi provat e propozuara të paraqitura nga ZPS-ja në lidhje me dëshmitarin aktual, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët është mbyllur për sot. Ai do të rifillojë nesër, më 25 shkurt, në orën 09:00, kur pritet të fillojë marrja në pyetje e dëshmitarit Ismet Tara nga Mbrojtja.
-
E hënë 24 Shkurt, 2025 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitar i ri i ZPS-së në sallë të gjyqit (i 123-ti deri më tani)
Këtë mëngjes ka nisur dhënien e dëshmisë dëshmitari i ri i ZPS-së, Ismet Tara. Deri më tani, ky është dëshmitari i 123-të i ZPS-së në gjykatë.
-
E mërkurë 19 Shkurt, 2025 11:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/nuk ka seanca tjera këtë javë
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se aktualisht parashikon të thërrasë dy dëshmitarë në gjykatë javën e ardhshme dhe një dëshmitar në mars. Ata do të informojnë në kohën e duhur për çdo dëshmitar shtesë ose ndryshim në listën e tyre të dëshmitarëve. ZPS-ja gjithashtu njoftoi lidhur me synimin për të mbyllur çështjen e tyre më 15 prill dhe se nuk priten dëshmitarë të tjerë pas 4 prillit.
Gjithashtu, palët diskutuan çështje tjera, siç janë mocionet shtesë për provat jogojore, si dhe kërkesat e mundshme prej Mbrojtjes sipas Rregullës 130.
Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave. Gjykimi Thaçi dhe të tjerët do të rinis të hënën, 24 shkurt, në seancë të rregullt të planifikuar në ora 09:00.
-
E martë 18 Shkurt, 2025 17:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Konferencë për ecurinë e çështjes nesër (19 shkurt)
Dëshmia e dëshmitarit W04491 përfundoi sot pasdite dhe ky ishte dëshmitari i fundit për këtë javë. Siç ka njoftuar Trupi Gjykues, palët do të takohen nesër, më 19 shkurt në ora 09:00, në një Konferencë për ecurinë e çështjes për të diskutuar lidhur me hapat e ardhshëm procedural.
-
E martë 18 Shkurt, 2025 10:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykatë ( i 122-ti deri më tani)
Këtë mëngjes ka nisur dëshminë dëshmitari i ri i ZPS-së, W04491. Sipas Prokurorisë, ky dëshmitar, së bashku me një person tjetër, ishin arrestuar nga pjesëtarë të UÇK-së në korrik të vitit 1998 dhe më pas ishin mbajtur dhe keqtrajtuar në dy vende.