• E enjte 13 Shkurt, 2025 13:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rinis më 18 shkurt

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 121-të të Prokurorisë, Sylejman Selimi, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën, 18 shkurt 2025, në orën 09:00.

  • E enjte 13 Shkurt, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Selimi rifillon dëshminë

    Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, ka rifilluar dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 15:30

    Hashim Thaҫi: vendimet mbi kërkesën për lirim të përkohshëm të disponueshme në faqen e internetit

    Më 31 janar 2025, Trupi Gjykues II dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake refuzuan kërkesën e Hashim Thaҫit për lirimin e përkohshëm për arsye humanitare. Vendimet janë bazuar në rrethanat e babait të z. Thaçi në kohën kur është bërë kërkesa, dy javë më parë.

    Versionet e redaktuara publike të këtyre vendimeve janë dorëzuar më 11 dhe 12 shkurt dhe janë të disponueshme këtu dhe këtu. Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 11:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Selimi

    Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.

    Ju lutemi vini re se, siç ka njoftuar Trupi Gjykues, seanca e parë do të zgjasë deri në ora 12:00, pasuar nga një pushim prej 10 minutash, ndërsa seanca e dytë deri në ora 13:00. Pas kësaj, gjykimi do të vazhdojë sipas orarit të zakonshëm, me pushimin e drekës nga ora 13:00 deri në 14:30 dhe seanca të rregullta deri në orën 16:30.

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët sot (12/02): seanca fillon në orën 11:00

    Fillimi i seancës së paradites, 12 shkurt, në çështjen Thaçi dhe të tjerët, është shtyrë dhe pritet të fillojë në orën 11:00 (ose në orën 11:45 në transmetimin me vonesë).

  • E mërkurë 12 Shkurt, 2025 08:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i seancës së paradites (12/02)

    Ju lutemi vini re se seanca e paradites, 12 shkurt, në çështjen Thaçi dhe të tjerët pritet të fillojë në orën 10:00 (ose në orën 10:45 në transmetimin me vonesë).

  • E hënë 10 Shkurt, 2025 12:30

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 121-të i ZPS-së në sallë të gjyqit

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W00542, ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës në sallë të gjyqit, Sylejman Selimi. Një avokat është caktuar për të ndihmuar dëshmitarin, duke siguruar se ai mund të kërkojë udhëzime në lidhje me aspekte të vetinkriminimit të mundshëm. Në përgjigje ndaj kërkesës së dëshmitarit, Trupi Gjykues, në përputhje me rregullën 151, e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk do të përdorej kundër tij në ndjekje penale të mëvonshme para Dhomave të Specializuara. I pyetur nga Trupi Gjykues, Selimi bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.

  • E hënë 10 Shkurt, 2025 10:15

    Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 120-të

    Dëshmitari i ri i ZPS-së, W00542, po dëshmon përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar dhe një i afërm i tij ishin rrëmbyer në vitin 1999 nga individë të armatosur që mbanin uniforma me emblemën e UÇK-së dhe më pas ishin dërguar në një vend ku ishin marrë në pyetje dhe ishin keqtrajtuar.

  • E enjte 30 Janar, 2025 17:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja dorëzon njoftimin më të fundit lidhur me listën e dëshmitarëve

    Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 22 janar, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja dorëzoi sot, 30 janar, njoftimin më të fundit lidhur me listën e dëshmitarëve. Njoftimi, pjesa më e madhe e të cilit është redaktuar, mund të shihet në  dokumentacionin gjyqësor publik.