• E enjte 30 Janar, 2025 13:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rinis më 10 shkurt

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 119-të të Prokurorisë, W02714, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 10 shkurt 2025, në orën 09:00.

  • E enjte 30 Janar, 2025 12:45

    Thaçi dhe të tjerët : ZPS-ja thërret dëshmitarin e 119-të

    Dëshmitari i ri i ZPS-së, W02714, po dëshmon përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer në qershor 1999 nga individë të armatosur, të veshur me uniforma me emblemën e UÇK-së, dhe më pas ishte dërguar në vende të ndryshme, ku ishte keqtrajtuar.

  • E enjte 30 Janar, 2025 12:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: rikthehet transmetimi i drejtpërdrejtë

    Transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar përsëri. Ju lutem vini re se, për shkak të vështirësive të mëhershme teknike, një pjesë e shkurtë e seancës nuk ishte e disponueshme në transmetimin e gjykimit Thaçi dhe të tjerët. Dhomat e Specializuara të Kosovës do t'a vënë në dispozicion të mediave dhe të publikut, sa më shpejt të jetë e mundur, regjistrimin e plotë publik të seancës së sotme, duke përfshirë pjesën e cila nuk ishte e disponueshme gjatë transmetimit.

  • E enjte 30 Janar, 2025 12:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë (30/01)

    Ju informojmë se kemi disa probleme teknike që kanë të bëjnë me transmetimin me vonesë, për shkak të të cilave transmetimi i drejtpërdrejt në internet nuk është i disponueshëm për momentin. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

  • E mërkurë 29 Janar, 2025 16:15

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e sotme/ndryshon orari për nesër (30/01)

    Pas përfundimit të dëshmisë së Naser Krasniqit, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme. Trupi gjykues njoftoi se seanca e nesërme do të fillojë në ora 11:30, kur pritet të fillojë dëshmia e një dëshmitari të ri.

  • E mërkurë 29 Janar, 2025 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Krasniqi

    Këtë mëngjes, dëshmitari i 118-të i Prokurorisë, Naser Krasniqi, vazhdon dhënien e dëshmisë, e cila filloi më 27 janar. Mbrojtja e Selimit është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • E hënë 27 Janar, 2025 16:45

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 118-të i ZPS-së në gjykatë

    Naser Krasniqi është dëshmitari i ri i Prokurorisë, dëshmia e të cilit ka nisur pasditen e sotme. Një avokat është caktuar për të ndihmuar dëshmitarin, duke siguruar se ai mund të kërkojë udhëzime në lidhje me çdo çështje të mundshme të vetinkriminimit. Në përgjigje ndaj kërkesës së dëshmitarit, trupi gjykues, në përputhje me rregullën 151, e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së. I pyetur nga trupi gjykues, Krasniqi bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.

  • E enjte 23 Janar, 2025 16:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 27 janar

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 116-të të Prokurorisë, Helmut Shrekenbauer, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 27 janar 2025, në orën 09:00.

  • E enjte 23 Janar, 2025 15:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 116-ti deri më tani)

    Pas përfundimit të dëshmisë së Xhon Klark (John Clarke), ZPS-ja thirri sot dëshmitarin e ri, Helmut Shrekenbauer (Helmut Schreckenbauer). Sipas ZPS-së, ky dëshmitar ka shërbyer si mjek i KFOR-it gjerman në Kosovë midis qershorit dhe gushtit 1999.