• E hënë 4 Nëntor, 2024 13:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar sot (04/11/2024) deri në orën 13:30

    Ju lutemi keni parasysh se gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët ndodhet në pushimin e drekës deri në orën 13:30 ( 14:15 transmetimi me vonesë).

  • E hënë 4 Nëntor, 2024 11:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së (i 103-ti deri më tani)

    Shukri Buja është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Pasi dëshmitari dhe mbrojtësi i tij kujdestar bënë parashtrimet e tyre në gjykatë, Trupi Gjykues, në përputhje me Rregullën 151(2), vendosi ta detyrojë dëshmitarin të dëshmojë për shkak të, mes të tjerash, rëndësisë dhe veçantisë së dëshmisë së tij, si dhe për shkak të natyrës së kufizuar të vetinkriminimit të mundshëm. Sipas së njëjtës Rregull, paragrafi 3, Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij do të jepet in camera, nuk do t’i bëhet e njohur publikut dhe nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së, përveç sipas nenit 15 (2) të Ligjit dhe Rregullës 65. Më pas gjykimi kaloi në seancë të mbyllur.

  • E premte 1 Nëntor, 2024 17:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: njoftimi më i fundit i ZPS-së lidhur me listën e dëshmitarëve

    Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t'i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë. Njoftimi i ZPS-së mund të shihet këtu.

  • E enjte 31 Tetor, 2024 17:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 4 nëntor

    Pas përfundimit të dëshmisë së Nuredin Ibishit, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 4 nëntor 2024, në orën 09:00.

  • E enjte 31 Tetor, 2024 10:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Ibishi vazhdon dëshminë e tij

    Pas përfundimit të dëshmisë së Haxhi Mazrekut, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të 97-të të ZPS-së, Nuredin Ibishi, në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

  • E mërkurë 30 Tetor, 2024 16:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 102-ti deri më tani)

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04798, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës, Haxhi Mazreku.

  • E mërkurë 30 Tetor, 2024 11:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: përfundon dëshmia e dëshmitarit të 100-të/nis dëshmia e dëshmitarit të ri

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04809, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës, W04798, i cili po dëshmon përmes videolidhjes.

  • E martë 29 Tetor, 2024 16:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : fillon dëshmia e dëshmitarit të 100-të të ZPS-së

    Këtë pasdite, Prokuroria thirri dëshmitarin e saj të 100-të në gjykatë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ky dëshmitar, me pseudonimin WO4809, po dëshmon përmes videolidhjes.