-
E martë 29 Tetor, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04854 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i 99-të i Prokurorisë është duke vazhduar dëshminë këtë mëngjes.
-
E hënë 28 Tetor, 2024 17:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 99-të i ZPS-së fillon dhënien e dëshmisë
Pas përfundimit të dëshmisë së Fatmir Sopit, Prokuroria thirri dëshmitarin W04854.
-
E hënë 28 Tetor, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 98-të
Fatmir Sopi është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit filloi këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, Sopi ka qenë pjesëtar i UÇK-së i përfshirë në organizimin e strukturave të UÇK-së në rajonin e Gollakut brenda Zonës Operative të Llapit dhe ishte person i rëndësishëm në krijimin e Brigadës 153. Z. Sopi do të dëshmojë për krijimin, strukturën, stërvitjen dhe funksionimin e Brigadës 153.
-
E enjte 24 Tetor, 2024 17:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 28 tetor
Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 28 tetor 2024, në orën 09:00, me dëshminë e një dëshmitari të ri të ZPS-së, ndërsa dëshmia e dëshmitarit Nuredin Ibishi do të vazhdojë në një datë të mëvonshme, e cila ende nuk është bërë e ditur.
-
E enjte 24 Tetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Ibishi vazhdon dëshminë e tij
Këtë mëngjes, ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit 97, Nuredin Ibishi.
-
E mërkurë 23 Tetor, 2024 14:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 97-ti deri më tani)
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Fadil Geci, Prokuroria thirri dëshmitarin e radhës, Nuredin Ibishi. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, Ibishi ka qenë anëtar i UÇK-së në zonën operative të Llapit.
-
E mërkurë 23 Tetor, 2024 13:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në orën 13:30
Ju lutemi keni parasysh se gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët ndodhet në pushimin e drekës deri në orën 13:30.
-
E mërkurë 23 Tetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Geci
Dëshmitari Fadil Geci vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Pas pyetjeve të ZPS-së dhe disa ekipeve të Mbrojtjes, dëshmitari aktualisht po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.
-
E martë 22 Tetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Geci vazhdon dëshminë e tij
Këtë mëngjes, ZPS-ja ka rinisur marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 96-të në gjykatë, Fadil Geci.
-
E hënë 21 Tetor, 2024 14:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 96-të të ZPS-së
Fadil Geci është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit filloi këtë pasdite. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, Geci ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka mbajtur pozita të ndryshme në partinë LDK gjatë periudhës përkatëse.
Ky është dëshmitari i 96-të i ZPS-së në gjykatë që nga fillimi i gjykimit. Ju lutemi vini re se sot është paraparë një pushim, nga ora 14:30 deri në 15:00, pasuar nga seanca e fundit deri në orën 16:30.