• E enjte 11 Korrik, 2024 16:30

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 15 korrik

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W04501, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 15 korrik, në ora 09:00.

  • E enjte 11 Korrik, 2024 12:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës/Zyrapi vazhdon më 15 korrik

    Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është dëshmitari i mbrojtur W04501 i cili është duke dëshmuar përmes video lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga Prokuroria në gjykatë, ky dëshmitar do të dëshmojë për arrestimin dhe ndalimin e tij nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1998.

    Dëshmia e dëshmitarit Bislim Zyrapi nuk ka përfunduar dhe është planifikuar të vazhdojë të hënën, më 15 korrik, në orën 09:00.

  • E enjte 11 Korrik, 2024 12:15

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 2 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Më 10 korrik 2024, Trupi Gjykues II nxori vendimin më të fundit mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dy parashtrues të tjerë kërkesash u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 152 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash. Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme, ka vendosur ti pranojë këto kërkesa edhe pse ato ishin dorëzuar pas afatit të paraparë.

    Bashkë me këta, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 154. Më shumë detaje në versionin e redaktuar publik të vendimit.

  • E enjte 11 Korrik, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tetë e dëshmisë së dëshmitarit Zyrapi

    Këtë mëngjes ka rinisur dëshmia e Bislim Zyrapit ndërsa Mbrojtja e Krasniqit është duke vazhduar marrjen e tij në pyetje.

  • E mërkurë 10 Korrik, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Zyrapi vazhdon dhënien e dëshmisë

    Dëshmia e Bislim Zyrapit ka rifilluar mëngjesin e sotëm me Mbrojtjen e Selimit, e cila po vazhdon marrjen në pyetje nga dita e djeshme.

  • E martë 9 Korrik, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e 6-të e dhënies së dëshmisë nga dëshmitari Zyrapi

    Dëshmia e Bislim Zyrapit rifillon mëngjesin e sotëm me vazhdimin e pyetjeve nga Mbrojtja e Veselit.

    Ju kujtojmë se, sikurse u njoftua të hënën, seanca e sotme pritet që të zgjasë deri në orën 13:00.  

  • E hënë 8 Korrik, 2024 17:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët sot (08/07/2024): Përditësim (2)

    Ju njoftojmë se gjykimi kaloi në seancë private pas fillimit këtë pasdite dhe pak më vonë u mbyll për ditën e sotme. Procesi do të vazhdojë nesër, më 9 korrik në orën 09:00.

  • E hënë 8 Korrik, 2024 16:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët sot (08/07/2024): Përditësim

    Ju njoftojmë se seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerët këtë pasdite do të fillojë në orën 16:30 (ose në orën 17:15 transmetimi në internet). 

  • E hënë 8 Korrik, 2024 15:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i seancës së pasdites

    Ju njoftojmë se është shtyrë fillimi i seancës së pasdites së sotme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Do t’ju informojmë për çdo përditësim sa më shpejt që të jetë e mundshme.