• E mërkurë 11 Shkurt, 2026 11:03

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: vazhdon mbajtja në paraburgim e Thaçit (shkurt 2026)

    Pas vendimit ku urdhëroi vazhdimin e mbajtjes në paraburgim të Veselit, Selimit dhe Krasniqit, sikurse është njoftuar më herët këtu, më 10 shkurt, Trupi Gjykues urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Hashim Thaçit. Ashtu si me të akuzuarit e tjerë, Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që i ai mund të pengojë ecurinë e procesit dhe të kryejë vepra penale të tjera.  

  • E mërkurë 11 Shkurt, 2026 09:55

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtja fillon deklaratën përmbyllëse

    Pas deklaratave përmbyllëse të ZPS-së dhe Mbrojtjes së Viktimave gjatë dy ditëve të fundit, Mbrojtja filloi me paraqitjen e deklaratës së saj përmbyllëse këtë mëngjes. Është planifikuar të fillojë Mbrojtja e Hashim Thaçit dhe pas saj ekipet e Mbrojtjes së Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Parashtrimet e Mbrojtjes pritet të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave dhe në fillim të javës së ardhshme. 

  • E martë 10 Shkurt, 2026 14:47

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtësi i Viktimave përfundon deklaratën përmbyllëse; Nesër fillon Mbrojtja

    Mbrojtësi i Viktimave përfundoi sot paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të tij, me të cilën përfundoi edhe seanca e sotme gjyqësore. Gjykimi do të rifillojë nesër, 11 shkurt, kur ekipet e Mbrojtjes pritet të fillojnë paraqitjen e deklaratave përmbyllëse të tyre.

  • E martë 10 Shkurt, 2026 12:02

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja përfundon deklaratën përmbyllëse, kërkon shpallje të fajësisë për të gjitha akuzat

    ZPS-ja përfundoi sot deklaratën përmbyllëse të saj. Ajo i kërkoi Trupit Gjykues që t’i shpallë të katër të akuzuarit fajtorë për të gjitha pikat e Aktakuzës dhe t’i dënojë me 45 vjet burgim secili.

    Mbrojtësi i Viktimave po paraqet tani deklaratën përmbyllëse të tij.
     

  • E hënë 9 Shkurt, 2026 10:06

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillojnë deklaratat përmbyllëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka filluar sot deklaratën përmbyllëse të saj në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas urdhrit për caktimin e afateve, parashtrimet e ZPS-së pritet të vazhdojnë deri nesër, 10 shkurt. Mbrojtja e Viktimave është caktuar të paraqesë deklaratën përmbyllëse të saj pas kësaj, dhe pas kësaj, fillojnë ekipet e Mbrojtjes nga data 11 shkurt e tutje.

  • E hënë 9 Shkurt, 2026 09:37

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Shtyhet fillimi i seancës (10 minuta)

    informojmë se fillimi i seancës në gjykimin Thaçi dhe të tjerët këtë mëngjes, 9 shkurt, është shtyrë. Seanca pritet të fillojë në orën 09:10 (ora 09:55 përmes transmetimit në internet).

  • E premte 6 Shkurt, 2026 19:21

    Deklaratat përmbyllëse në gjykimin Thaçi dhe të tjerët: dërgohen konfirmimet për pjesëmarrje

    Të gjitha konfirmimet i janë dërguar personave që do të ndjekin seancën e deklaratave përmbyllëse në objektin e DHSK-së në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që është caktuar të mbahet më 9-13 shkurt.

    Jemi përpjekur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave për t’u ulur në galerinë për publikun sa më shumë që ishte e mundshme, megjithatë, interesimi për të ndjekur seancat ishte i lartë, dhe prandaj vendet në galerinë për publikun ishin të kufizuara, që do të thotë se nuk kishte vende në dispozicion për të gjithë ata që kishin bërë kërkesë.

    Në qoftë se nuk keni marrë email konfirmues, atëherë fatkeqësisht nuk kishte vende të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës suaj.

    Ju kujtojmë se seancat gjithashtu mund të përcillen nga çdokush në internet në të tri gjuhët e gjykatës, shqipe, anglishte dhe serbishte, përmes transmetimit në faqen e internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë.

  • E enjte 5 Shkurt, 2026 17:35

    Ndryshimi i orës së përfundimit të seancave të javës së ardhshme në gjykimin Thaҫi dhe të tjerët

    Ju informojmë se është modifikuar orari i seancave për javën e ardhshme në gjykimin Thaҫi dhe të tjerët. Është caktuar që çdo seancë të përfundojë në orën 16:45 në vend të orës 16:30.
    Orarin më të përditësuar të seancave gjyqësore mund ta gjeni në kalendarin tonë në internet.

  • E premte 16 Janar, 2026 13:05

    Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi për Veselin, Selimin dhe Krasniqin (janar 2026)

    Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 janar 2026, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.

    Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt 2026.

  • E premte 2 Janar, 2026 10:00

    Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim të përkohshëm

    Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm.