-
E martë 21 May, 2024 17:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: një tjetër oficer i KFOR-it fillon dëshminë e tij
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Dietrich Jensch, Prokuroria në çështjen Thaçi dhe të tjerët thirri dëshmitarin e vet të 64-të këtë pasdite. Dëshmitari i ri është Johan Rudolph Fritsch, i cili, sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ka shërbyer si zyrtar i KFOR-it për median në zonën e Prizrenit gjatë periudhës përkatëse.
-
E martë 21 May, 2024 16:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja dorëzon njoftimin lidhur me listën e dëshmitarëve
Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 21 shkurtit, ZPS-ja njoftoi sot, më 21 maj, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t'i paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë. Më shumë informacion në njoftim.
-
E martë 21 May, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 63-të të ZPS-së
Dëshmitari i ri, i thirrur nga Prokuroria këtë mëngjes, është Dietrich Jensch. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka shërbyer si oficer gjerman i KFOR-it në zonën e Prizrenit gjatë periudhës përkatëse. Ky është dëshmitari i 63-të i thirrur nga ZPS-ja në sallën e gjyqit.
-
E martë 7 May, 2024 16:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët rinis më 21 maj/seanca e së premtes anulohet
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 62-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.
Siç është rënë dakord nga palët dhe bazuar në konstatimin e Trupit Gjykues se kjo dëshmi i përmbushë kriteret sipas Rregullës 153 të Rregullores së DHSK-së, dëshmia e dëshmitarit të ardhshëm të ZPS-së, W02486, do të pranohet në cilësinë e provës në përputhje me këtë Rregull. Rrjedhimisht, meqenëse ky dëshmitar nuk do të jetë i pranishëm për dëshmi gojore dhe nuk do të merret në pyetje nga Mbrojtja, dëshmia e planifikuar nëpërmjet video lidhjes për këtë dëshmitar të premten, më 10 maj, anulohet dhe nuk do të ketë seancë.
Gjykimi do të rinis të martën, më 21 maj, në ora 09:00.
-
E martë 7 May, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 62-të
Dëshmitari i ri, i thirrur nga Prokuroria këtë mëngjes, është dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin W03878, i cili po dëshmon përmes video lidhjes. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, ky dëshmitar ishte arrestuar dhe mbajtur nga anëtarë të UÇK-së në fillim të vitit 1999.
-
E hënë 6 May, 2024 11:00
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/rinis nesër
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 61-të të Prokurorisë, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe do të rinis nesër, 7 maj, me një dëshmitar tjetër që pritet të dëshmojë nëpërmjet video lidhjes.
-
E hënë 6 May, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 61-të
Dëshmitari i ri i Prokurorisë është dëshmitari i mbrojtur W01978. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga Prokuroria në sallë të gjyqit, ky dëshmitar ishte arrestuar dhe mbajtur nga ushtarë të UÇK-së në qendra të ndryshme të ndalimit të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse.
-
E premte 3 May, 2024 11:30
Share this page
Gjykimi Thaҫi dhe të tjerët: publikohet vendimi mbi ridorëzimin e raportit të katërmbëdhjetë të Zyrës Administrative lidhur me paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrjen e viktimave
Vendimi mbi ridorëzimin e raportit të katërmbëdhjetë të Zyrës Administrative lidhur me paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrjen e viktimave në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët, lëshuar më 22 janar 2024, është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës. Nëntë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 143 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash. Bashkë me këta, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 152. Më shumë detaje në vendim.
-
E mërkurë 1 May, 2024 14:15
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 6 maj
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 60-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 6 maj, në ora 09:00.
-
E martë 30 Prill, 2024 17:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i 60-të i Prokurorisë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 59-të, ka nisur dëshminë dëshmitari i radhës i ZPS-së.