• E hënë 22 Prill, 2024 16:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i 55-të i Prokurorisë

    Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Ramiz Qeriqi. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.

  • E hënë 22 Prill, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 54-të i ZPS-së rinis dëshminë

    Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W04739 vazhdon dëshminë e datës 4 prill. Dëshmia po mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.

  • E premte 12 Prill, 2024 11:15

    Kryetarja e DHSK-së hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me gjykatësin Giju

    Më 8 prill, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova rrëzoi kërkesën e Hashim Thaçit për zëvendësimin e gjykatësit Nikola Giju si Gjykatës i Vetëm në çështjen me numër KSC-BC-2018-01, pas emërimit të tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Kryetarja sqaroi se ajo mund t’i zëvendësojë gjykatësit vetëm në rast se gjykatësit nuk janë në gjendje të ushtrojnë detyrën e tyre për shkak të angazhimit në një veprimtari ose profesion tjetër. Nuk është kështu në rastin e gjykatësit Giju, tha ajo, pasi ai do të fillojë t’i ushtrojë detyrat e tij gjyqësore në GJPN më 19 gusht. Deri në atë kohë, ai është i disponueshëm për të ushtruar detyrat e tij në DHSK. 

    Gjithashtu, Kryetarja e DHSK-së hodhi poshtë pa e shqyrtuar kërkesën alternative të Mbrojtjes për heqjen e gjykatësit Giju. Kryetarja konstatoi, ndër të tjera, se kërkesa ishte e pabazuar dhe Mbrojtja nuk paraqiti asnjë argument pse pozita gjyqësore e gjykatësit Giju në një gjykatë tjetër, që nuk ka përplasje juridiksioni me DHSK-në, mund të ndikojë në pavarësinë e tij.

    Më shumë hollësi në vendimin e plotë.

  • E enjte 4 Prill, 2024 16:30

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 22 prill

    Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 prill, në ora 09:00.

  • E mërkurë 3 Prill, 2024 11:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04739 rinis dëshminë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Shaun Byrnes, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të 54-të të ZPS-së W04739, e cila filloi dje. Dëshmia po mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.

  • E mërkurë 3 Prill, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Byrnes përsëri në sallën e gjyqit

    Këtë mëngjes, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të mëparshëm (të 53-të) të ZPS-së, Shaun Byrnes, në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

  • E martë 2 Prill, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : fillon dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së

    Këtë mëngjes, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 54-të, të mbrojtur, me pseudonimin W04739, dëshmia e të cilit do të mbahet tërësisht në seancë të mbyllur, sipas urdhërit të trupit gjykues për mbrojtjen e dëshmitarit.

  • E enjte 28 Mars, 2024 17:15

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 2 prill

    Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të martën, më 2 prill, në ora 09:00.

  • E enjte 28 Mars, 2024 15:30

    Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë

    Për shkak të një problemi teknik, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës së sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët është ndërprerë rreth orës 13:30 dhe ka zgjatur për disa minuta. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar për shikuesit e transmetimit tonë në internet.

    Transkripti i plotë i kësaj seance bashkë me videon do të publikohen në kanalin Youtube dhe në faqen tonë të internetit, sa më shpejt të jetë e mundur.