• E mërkurë 28 Shkurt, 2024 10:15

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 48-të i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së W01140 ka nisur dëshminë këtë mëngjes përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte banor i Prizrenit dhe u çua dhe u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së në qershor të vitit 1999.

  • E hënë 26 Shkurt, 2024 15:30

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/nesër nuk ka seancë

    Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa ajo e planifikuar për nesër (27 shkurt) është anuluar. Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të rinis të mërkurën, më 28 shkurt, në ora 09:00.

  • E hënë 26 Shkurt, 2024 15:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: seanca e pasdites do të jetë më e shkurtër se zakonisht

    Për shkak të pamundësisë së dëshmitarit të radhës për të dëshmuar sot, seanca e pasdites në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do t'i kushtohet çështjeve procedurale dhe pritet të zgjasë më pak se zakonisht.

  • E hënë 26 Shkurt, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 47-të i ZPS-së fillon dëshminë

    Dëshmitari i mbrojtur W02749 filloi të dëshmojë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte banor i Prizrenit dhe u çua dhe u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së në qershor të vitit 1999.

  • E enjte 22 Shkurt, 2024 16:15

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/vazhdon më 26 shkurt

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së Hajrush Kurtaj, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar për sot dhe për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, 26 shkurt, në ora 09:00.

  • E enjte 22 Shkurt, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Kurtaj vazhdon dëshminë

    Në mëngjes, Mbrojtja e Hashim Thaçit vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 45-të të ZPS-së, Hajrush Kurtaj.

  • E mërkurë 21 Shkurt, 2024 09:45

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Kurtaj vazhdon dëshminë/sot gjykata punon me orar të zgjatur

    Këtë mëngjes, ZPS-ja vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 45-të, Hajrush Kurtaj.

    Siç është njoftuar dje, ju lutemi keni parasysh që seanca e sotme është caktuar të zgjasë më shumë se zakonisht (deri në orën 17:15).

  • E martë 20 Shkurt, 2024 15:30

    Gjykimi Thaçi et dhe të tjerët: dëshmitari i 45-të i ZPS-së përsëri në sallën e gjyqit

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 46-të të ZPS-së W00498, ZPS-ja thirri dëshmitarin e saj të mëparshëm (the 45-të), dëshmia e të cilit tashmë kishte filluar më 1 shkurt. Ky është ish-oficeri i UÇK-së Hajrush Kurtaj.

  • E martë 20 Shkurt, 2024 14:00

    Administratorja emëron Mishetiqin si mbrojtës të ri të Thaҫit

    Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët, për të cilin informuam javën e kaluar, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e Gregori Kihou dhe Xho Rider si mbrojtës të Thaçit  dhe emëroi Luka Mishetiqin si kryembrojtës të ri të të akuzuarit. Këtu mund të lexoni njoftimin e Administratores.

  • E martë 20 Shkurt, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: nesër fillon dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së/urdhri gojor/seanca shtesë

    ZPS-ja thirri dëshmitarin e 46-të në mëngjes në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari dëshmon me pseudonimin W00498, por pa ndryshim të fytyrës dhe zërit. Sipas përmbledhjes që ZPS-ja lexoi në sallën e gjyqit, ky dëshmitar do të dëshmojë për rrëmbimin e anëtarëve të familjes në zonën e Rahovecit.

    Para dëshmisë së këtij dëshmitari, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor duke urdhëruar Luka Mishetiqin që të dorëzojë listën e përditësuar të anëtarëve të ekipit mbrojtës të Mbrojtjes së Thaçit deri më by 11 mars.

    Trupi Gjykues gjithashtu informoi palët për një seancë shtesë të nesërmen (21 shkurt), e cila do të mbahet pas përfundimit të seancës së rregullt. Sipas njoftimit të Trupit Gjykues sot, kjo seancë do t’i kushtohet caktimit të datave dhe planifikimit për këto procedura.