• E enjte 15 Shkurt, 2024 10:00

    Çështja gjyqësore Thaçi dhe të tjerët: Trupi Gjykues miraton tërheqjen e Gregori Kihou si mbrojtës i Thaçit

    Më 14 shkurt 2024, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët miratoi tërheqjen e Gregori Kihou si kryembrojtës i Hashim Thaçit. Ky vendim hyn në fuqi kur Administratorja cakton bashkëmbrojtësin e ri. Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga bashkëmbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Kihoun, Trupi Gjykues ftoi palët dhe Administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme.

    Trupi Gjykues miratoi gjithashtu tërheqjen e bashkëmbrojtësit të Thaçit, Xhoe Rider, ndërsa udhëzoi Administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve administrative të ekipit.

    Së fundi, Trupi Gjykues shqyrtoi kërkesën e Kihout për pagimin e shpenzimeve nga DHSK-ja gjatë periudhës kalimtare, d.m.th. pas caktimit të mbrojtësit të ri. Trupi Gjykues vuri në dukje se Administratorja mund të vendos të udhëzojë Kihoun që të vazhdojë të veprojë ose të ndihmojë mbrojtësin zëvendësues (për një periudhë prej 45 ditësh), por, duke marrë parasysh se mbrojtësi i ri nuk është caktuar ende dhe Administratorja nuk ka lëshuar këto udhëzime për Kihoun, Trupi Gjykues konstatoi se kërkesa është e parakohshme në këtë fazë dhe rrjedhimisht e hodhi poshtë.

    Më shumë hollësi gjeni në vendim.

  • E hënë 12 Shkurt, 2024 12:45

    Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Trupit Gjykues në lidhje me vizitat private për të akuzuarit

    Më 9 shkurt 2024, pasi ka marrë parashtrime nga Adminstratorja dhe palët, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët konstatoi se në këtë faze të procesit nuk ka asnjë bazë që të vendosen kufizime në lidhje me vizitat private për të akuzuarit, të ngjashme me ato që u caktuan më 1 dhjetor 2023 në lidhje me vizita jo të mbrojtura. Megjithatë, Trupi Gjykues bëri të qartë se çdo keqpërdorim i një privilegji që lidhet me këto vizita do t’I nënshtrohet përgjigjes së duhur.  

    Trupi Gjykes vuri në dukje se nëse është e nevojshme, Administratorja ka kompetencë të vendosë kufizime konkrete për vizitë personale (në përputhje me, ndër të tjera, nenet 34(12) dhe 41(9) të Ligjit dhe rregullën  27 të Rregullores) dhe rrjedhimisht ka udhëzuar Administratoren ta njoftojë Trupin Gjykues menjëherë në lidhje me ndonjë vendim të tillë, i cili mund të kundërshtohet nga një i akuzuar brenda shtatë ditësh.

    Trupi Gjykues lëshoi gjithashtu urdhra dhe paralajmërime konkrete për të akuzuarit (në veçanti Thaçin dhe Selimin), Administratoren, Kryembrojtësit për të gjithë të akuzuarit në lidhje me detyrimin e tyre lidhur me informacion konfidencial, e të gjitha këto mund t’I gjeni në vendim.

  • E premte 9 Shkurt, 2024 13:45

    Gjykimi Thaҫi dhe të tjerët: Trupi Gjykues refuzon kërkesën e fundit të viktimave si jo brenda afatit

    Më 8 shkurt, Trupi Gjykues II refuzoi raportin e fundit me një kërkesë për statusin e viktimës pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Trupi Gjykues refuzoi të shqyrtojë themelësinë e kërkesave sepse afati për dorëzimin e kërkesave të tilla në këtë çështje kaloi më 15 shkurt dhe nuk ishin treguar arsye të vlefshme për t’i njohur ato si të vlefshme sipas rregullës 9 (5)(b). Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu. 

  • E enjte 8 Shkurt, 2024 18:45

    Salih Mustafa: vendim për konflikt të mundshëm interesi lidhur me emërimin e Mbrojtësit

    Pas pranimit të kërkesës nga Venkateswari Alagendra në lidhje me emërimin e saj të mundshëm si Mbrojtëse e Salih Mustafës, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët konstatoi sot, më 8 shkurt, se ekziston një konflikt i mundshëm interesi nëse ajo do të përfaqësonte edhe Salih Mustafën, përveç emërimit të saj si Mbrojtëse e Jakup Krasniqit. Megjithatë, Trupi Gjykues theksoi se ky vendim nuk duhet të konsiderohet si qëndrim i tij nëse Alagendra duhet të emërohet si Mbrojtëse e Mustafës apo jo sepse këto çështje vendosen nga Administratorja.

    Më shumë detaje mund të gjenden në vendim kurse në vijim janë njoftimet tona të mëparshme për këtë çështje: 25/01/2024, 30/01/2024

     

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 16:45

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 20 shkurt

    Pak pas fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 45-të të ZPS-së gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë më 20 shkurt, në ora 09:00.

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 16:30

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 45-të fillon dëshminë

    Këtë pasdite ka nisur dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së, Hajrush Kurtaj, ish anëtar i UÇK-së, i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse. 

  • E martë 30 Janar, 2024 16:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: modifikohet orari i seancës së nesërme

    Sikurse u përmend në njoftimin tonë pak më herët sot, nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ex-parte në orën 16:00. Për këtë arsye, nesër (31 janar) seanca e rregullt gjyqësore në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet nga ora 09:00 deri në 15:15.

  • E martë 30 Janar, 2024 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 44-t

    Sot pasdite ZPS-ja thirri dëshmitarin e saj të radhës. Ky është dëshmitari W04325, që, sipas Prokurorisë, do të dëshmojë lidhur me çfarë ka parë dhe mësuar gjatë shumë vizitave në një numër shtabesh të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, si edhe për komandantët e UÇK-së me të cilët pati kontakte.