-
E hënë 15 Janar, 2024 10:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ka rinisur me dëshminë e një dëshmitari të ri të ZPS-së, W01493, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofroj informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).
-
E martë 2 Janar, 2024 15:15
Share this page
Thaҫi dhe të tjerët: anulohen katër seanca në shkurt sipas kërkesës së Mbrojtjes së Veselit
Më 2 janar 2024, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Veselit dhe i anuloi seancat në këtë ҫështje nga data 12 deri më 15 shkurt. Trupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja ka treguar një arsye të vlefshme për një ndryshim të kufizuar të orarit për të garantuar që mundësia e Mbrojtjes për t'u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm të mos ndikohet nga vdekja e papritur e bashkëmbrojtësit të saj si dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij.
-
E enjte 21 Dhjetor, 2023 15:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: vendimi ndaj ankesave të Mbrojtjes lidhur me kushtet e paraburgimit
Më 20 dhjetor 2023, Trupi Gjykues nxori vendimin e tij për ankesat e Selimit (të cilave u janë bashkuar Thaçi dhe Veseli) lidhur me zbatimin nga Administratorja të vendimit të Trupit Gjykues të 1 dhjetorit në lidhje me kushtet e ndryshuara të paraburgimit. Trupi Gjykues vuri në dukje se ankesat e tilla fillimisht duhet t'i dorëzohen drejtpërdrejt Administratores dhe, nëse refuzohen, të paraburgosurit mund të kërkojnë, brenda 30 ditëve, shqyrtim gjyqësor të vendimit të Administratores nga Trupi Gjykues. Si rrjedhojë, Trupi Gjykues refuzoi ankesat e bashkuara duke i konstatuar ato në mospërputhje me procedurën e përcaktuar në Udhëzimin e punës në lidhje me ankesat si dhe të parakohshme. Më shumë detaje në vendim.
Në vijim gjenden publikimet tona të mëparshme për këtë çështje: 23 nëntor; 4 dhjetor.
-
E martë 12 Dhjetor, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët shtyhet deri në vitin e ardhshëm
Ekipi i Mbrojtjes së Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave të parapara për këtë javë për shkak të vdekjes së anëtarit të saj, Andrew Strong. Trupi Gjykues e pranoi kërkesën dhe e anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 15 janar 2024.
-
E hënë 11 Dhjetor, 2023 13:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i 39-të i ZPS-së
Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Dejan Jeftiqi nga zona e Suharekës në Kosovë. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, në korrik 1998, dëshmitari u arrestua nga shqiptarë të armatosur, disa prej të cilëve kishin uniforma të zeza dhe më pas u çua në Budakovë.
-
E hënë 11 Dhjetor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: ish-zyrtarja e OSBE-së vazhdon dëshminë
Këtë mëngjes është duke vazhduar dëshmia e dëshmitarit të 38-të ZPS-së, Sandra Mitchell, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. ZPS-ja është duke i parashtruar pyetje plotësuese dëshmitarit.
-
E enjte 7 Dhjetor, 2023 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 11 dhjetor
Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 11 dhjetor, në ora 09:00, kur dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj.
-
E enjte 7 Dhjetor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitarja Mitchell vazhdon dëshminë
Këtë mëngjes është duke vazhduar dëshmia e ish-zyrtares së OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell. Ajo është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Thaçit.
-
E mërkurë 6 Dhjetor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 38-të i ZPS-së vazhdon dëshminë/seanca e sotme deri në orën 13:00
ZPS-ja është duke vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit Sandra Mitchell. Ju lutemi vini re se seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00, ashtu siç është specifikuar në kalendarin e gjykatës.
-
E martë 5 Dhjetor, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 38-të i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Sandra Mitchell, ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë.