-
E mërkurë 11 Tetor, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve këtë mëngjes; përditësim
Në fillim të dëshmisë së tij këtë mëngjes, dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W04577, kërkoi të konsultohej me mbrojtësin kujdestar, i cili iu drejtua gjykatës në seancë private. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues e informoi mbrojtësin kujdestar për mundësinë e sanksioneve në pajtim me rregullin 141(6) të Rregullores dhe nenin 42(7) dhe (8) të Ligjit. Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e dëshmitarit për shtyrje dhe urdhëroi që dëshmia e dëshmitarit W04577 të vazhdojë të hënën, më 16 tetor. Seanca e sotme do të vazhdojë me dëshminë e një dëshmitari tjetër të ZPS-së.
-
E martë 10 Tetor, 2023 16:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: shtyhet gjykimi pas seancës private
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nebojsha Radosheviq, ZPS-ja ka thirrur sot pasdite dëshmitarin e 29-të në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ky është dëshmitari i mbrojtur W04577, dëshmia e të cilit kaloi në seancë private dhe më pas përfundoi për ditën e sotme. Gjykimi do të rinis nesër, më 11 tetor në orën 09:00, kur pritet të rinis dëshmia e të njëjtit dëshmitar.
-
E martë 10 Tetor, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Nebojsha Radosheviq vazhdon dëshminë
Dëshmitari i 28-të i ZPS-së, Nebojsha Radosheviq, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.
-
E hënë 9 Tetor, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 28-të i ZPS-së
Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Nebojsha Radosheviq, i cili ka qenë gazetar i agjencisë serbe të lajmeve ''Tanjug'' gjatë periudhës përkatëse. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, Radosheviq ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998 së bashku me fotografin e tij Vlladimir Dobriçiq.
-
E hënë 9 Tetor, 2023 08:30
Share this page
Orari i sallës së gjyqit për këtë javë: informacionet më të fundit për çështjet Thaçi dhe të tjerët dhe Januzi dhe Bahtjari
Ju lutemi vini re se se seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 9 dhe 12 tetor do të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 13:00 (dhe jo deri në orën 16:00 siç ishte planifikuar më parë), ndërsa Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtjari do të mbahet më 12 tetor në ora 14:00, sipas urdhrit të caktimit të datës 6 tetor.
Kalendari ynë përmban informacionin më të fundit mbi orarin e sallës së gjyqit.
-
E enjte 5 Tetor, 2023 09:45
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: merret vendimi i radhës mbi pjesëmarrjen e viktimave në proces
Më 4 tetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 143.
-
E mërkurë 27 Shtator, 2023 11:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për këtë javë/rinis më 9 tetor
Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi. Gjykimi do të rinis më 9 tetor, në orën 09:00.
-
E mërkurë 27 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerë: dëshmia e dëshmitarit të 27-të të ZPS-së vazhdon në seancë të mbyllur
Dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së, W04781, e cila filloi dje, është duke vazhduar këtë mëngjes në seancë të mbyllur.
-
E martë 26 Shtator, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerë: dëshmitari i radhës dëshmon në seancë të mbyllur
Dëshmia e dëshmitarit të radhës të ZPS-së, e cila sapo ka nisur, do të bëhet në seancë të mbyllur.
-
E martë 26 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04644 vazhdon dëshminë/seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00
Dëshmitari i 26-të i ZPS-së, W04644, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Selimit. Siç shihet në kalendarin e gjykatës, seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00.