• E hënë 25 Shtator, 2023 10:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 26-të i ZPS-së

    Dëshmitari i ri i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët është dëshmitari i mbrojtur W04644. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998, ndërsa disa nga anëtarët e familjes së dëshmitarit u vranë pas ndalimit.  Ky është dëshmitari i 26-të i ZPS-së deri më tani.

  • E martë 19 Shtator, 2023 17:30

    Thaҫi dhe të tjerët: Trupi Gjykues refuzon kërkesat më të fundit të viktimave si të parakohshme

    Më 19 shtator, Trupi Gjykues II hodhi poshtë raportin më të fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët. Trupi Gjykues refuzoi të merrte në konsideratë bazueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë ҫështje skadoi më 15 shkurt dhe nuk ishte treguar asnjë arsye e pranueshme për t'i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9 (5) (b). Megjithatë, Trupi Gjykues vuri në dukje se Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave mund të ridorëzojë raportin me disa informacione shtesë. Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.

  • E enjte 14 Shtator, 2023 16:45

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për këtë javë/rinis më 25 shtator

    Dëshmitari Douglas Young e përfundoi dëshminë e tij në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave ndërsa gjykimi do të rinis të hënën, më 25 shtator, në orën 09:00.

  • E enjte 14 Shtator, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Douglas Young vazhdon dëshminë

    Dëshmia e dëshmitarit të 25-të të ZPS-së, Douglas Young, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari po merret në pyetje nga Mbrojtja e Selimit.

  • E mërkurë 13 Shtator, 2023 15:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së

    Douglas Young është dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky ish-oficer i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që shërbeu në misione të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë është dëshmitari i 25-të i ZPS-së deri më tani.

  • E mërkurë 13 Shtator, 2023 12:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 23-të i ZPS-së kthehet në sallën e gjyqit

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 24-të të ZPS-së, W04255, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të mëparshëm, të 23-të, W03827. Kjo dëshmi është duke u bërë përmes videokonferencës.

  • E mërkurë 13 Shtator, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i mbrojtur W04255 vazhdon dëshminë

    Dëshmia e dëshmitarit të 24-të të ZPS-së, W04255, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari po merret në pyetje nga Mbrojtja e Selimit.

  • E martë 12 Shtator, 2023 16:15

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 1 viktimë tjetër pranohet për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave. Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët.

    Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator.

  • E martë 12 Shtator, 2023 10:15

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

    Këtë mëngjes ka nisur dëshmia e një tjetër dëshmitari të mbrojtur. Ky person, i cili dëshmon me pseudonimin W04255, është shqiptar i Kosovës, i cili ka qenë anëtar i partisë politike LDK si dhe i UÇK-së në vitet 1998-1999.

  • E hënë 11 Shtator, 2023 16:00

    Përfundon gjykimi për ditën e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gjykimi do të vazhdojë nesër, më 12 shtator, në orën 09:00.