-
E hënë 11 Shtator, 2023 16:00
Share this page
Përfundon gjykimi për ditën e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gjykimi do të vazhdojë nesër, më 12 shtator, në orën 09:00.
-
E hënë 11 Shtator, 2023 12:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i 23-të i ZPS-së
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams, ZPS-ja e ftoi dëshmitarin e ri në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i mbrojtur W03827 është duke dëshmuar përmes video konferencës dhe dëshmia pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.
-
E hënë 11 Shtator, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Frederick Abrahams vazhdon dëshminë e tij
Dëshmia e Frederick Abrahams, nga Human Rights Watch, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga ekipet e Mbrojtjes.
-
E enjte 7 Shtator, 2023 13:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Gjykimi do të rinis të hënën, më 11 shtator 2023, në orën 09:00, kur pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.
-
E enjte 7 Shtator, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Abrahams
Dëshmia e Frederick Abrahams, nga Human Rights Watch, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Veselit.
-
E mërkurë 6 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Abrahams vazhdon dëshminë
Dëshmia e dëshmitarit të 22-të të ZPS-së, Frederick Abrahams, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari ende po merret në pyetje nga ZPS-ja.
-
E martë 5 Shtator, 2023 15:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon zyrtari i Human Rights Watch
Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”, është dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani.
-
E martë 5 Shtator, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Idrizi vazhdon dëshminë
Dëshmia e dëshmitarit të 21-të të ZPS-së, Agim Idrizi, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
-
E hënë 4 Shtator, 2023 16:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i radhës në sallën e gjyqit
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 20-të të ZPS-së, W04368, një tjetër dëshmitar u paraqit në sallën e gjyqit dhe është duke dëshmuar pa masa mbrojtëse. Dëshmitari quhet Agim Idrizi, nga komuna e Kaçanikut, dhe do të dëshmojë për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.
-
E hënë 4 Shtator, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitari i mbrojtur W04368 ka nisur të dëshmojë këtë mëngjes. Ky është dëshmitari i njëzetë i ZPS-së deri më tani. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë nga ZSP-ja, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me zhdukjen e pretenduar të një familjari të dëshmitarit në vitin 1998.