• E hënë 14 Gusht, 2023 10:00

    Vazhdon Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve me dëshminë e dëshmitarit të ri të ZPS-së

    Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W03879. Ky është dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë deri tani.

  • E hënë 24 Korrik, 2023 17:15

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: vendim për pjesëmarrjen e viktimave

    Më 21 korrik 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar bashkëshortin e mbijetuar të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të vazhdojë të marrë pjesë në proces gjyqësor në emër të saj. Rrjedhimisht, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje është ende 140.

  • E enjte 20 Korrik, 2023 10:00

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis pas pushimit veror

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04586, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të rinis më 14 gusht 2023.

  • E enjte 20 Korrik, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Dëshmitari i 15-të i ZPS-së vazhdon dëshminë

    Dëshmitari W04586 vazhdon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Trupi gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • E mërkurë 19 Korrik, 2023 16:30

    Dëshmitari i radhës i ZPS-së dëshmon në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

    Dëshmitari i 15-të i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur W04586 i cili po dëshmon për vdekjen e anëtarit të familjes së tij gjatë periudhës përkatëse. Dëshmitari është duke dëshmuar përmes videolidhjes.

  • E mërkurë 19 Korrik, 2023 10:00

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Ledwidge vazhdon dëshminë

    Mbrojtja e Hashim Thaçit vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të 14-të të ZPS-së, Francis Ledwidge.

  • E martë 18 Korrik, 2023 12:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Mustafa përfundon dëshminë/dëshmon dëshmitari i ri

    Ish-komandanti i UÇK-së i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, e përfundoi dëshminë e tij. Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës përkatëse.

  • E martë 18 Korrik, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Rrustem Mustafa

    Dëshmitari i 13-të i Prokurorisë, Rrustem Mustafa, vazhdon dëshminë. Ai është duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues.