-
E martë 20 Qershor, 2023 15:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e paraqitjes së provave/fillon konferenca për ecurinë e çështjes
Pas dëshmisë së dëshmitarit të 11-të të ZPS-së, seanca e sotme e paraqitjes së provave në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Siç është propozuar nga Trupi Gjykues, është duke u zhvilluar një konferencë për ecurinë e çështjes për të diskutuar në lidhje me hapat për të siguruar që procedurat të jenë publike në një shkallë më të lartë (çështje e cila është përmendur gjatë seancës më 17 maj).
-
E martë 20 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W03811 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i 11-të i ZPS-së është duke vazhduar dëshminë përmes videolidhjes dhe është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 16:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W03540, Prokuroria ka ftuar dëshmitarin e 11-të në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i mbrojtur W03811 është duke dëshmuar përmes videolidhjes.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 12:00
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Trupi Gjykues i shqetësuar me kohën e shpenzuar deri më tani në gjykim
Gjatë seancës së sotme (19 qershor), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, duke pasur parasysh datën e synuar për përfundimin e çështjes së ZPS-së (prill 2025), shprehu shqetësimin e tij lidhur me ritmin aktual të dhënies së dëshmive në gjykatë. Duke marrë parasysh se janë shpenzuar rreth 120 orë për dëshmitë e vetëm 10 dëshmitarëve, Trupi Gjykues ua kujtoi palëve se është e panevojshme që dëshmitarët të merren gjerësisht në pyetje për çështje të cilat janë të padiskutueshme. Mbi këtë bazë, Trupi Gjykues shprehu besimin e tij se ZPS-ja mund të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e nevojshme për marrjen në pyetje, ndërkohë që Mbrojtja u urdhërua të rivlerësojë kohën që kanë paraparë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm.
-
E hënë 19 Qershor, 2023 10:15
Share this page
Dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve
Dëshmitari i dhjetë i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W03540, i cili po dëshmon me pamje të ndryshuar.
-
E enjte 15 Qershor, 2023 11:15
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 19 qershor
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të nëntë të ZPS-së, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për këtë javë dhe do të rinis të hënën, më 19 qershor, në orën 09:00.
-
E enjte 15 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari W01602 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i nëntë i ZPS-së vazhdon dëshminë.
-
E mërkurë 14 Qershor, 2023 13:15
Share this page
Dëshmitari i radhës i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Dëshmitari i mbrojtur W01602 ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i nëntë i ZPS-së deri më tani.
-
E mërkurë 14 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari 4323 vazhdon dëshminë
Dëshmitari i tetë i ZPS-së vazhdon dëshminë. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.
-
E martë 13 Qershor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i tetë i ZPS-së vazhdon dëshminë
Prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur W04323 në çështjen Thaçi dhe të tjerët.