• E martë 23 May, 2023 09:45

    Thaçi dhe të tjerët: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë të ZPS-së

    Prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur 4355 në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

  • E hënë 22 May, 2023 10:00

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari 3165 vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i pestë i ZPS-së vazhdon dëshminë. Dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Rexhep Selimit.

  • E mërkurë 17 May, 2023 15:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Urdhër i Trupit Gjykues mbi Procedurat Publike

    Gjatë seancës së sotshme (17 maj), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët shprehu shqetësimin se gati të gjitha dëshmitë deri më tani janë dëgjuar në seanca private apo të mbyllura dhe ua kujtoi palëve, midis të tjerash, se, në përputhje me nenin (21)(2) të Ligjit, të akuzuarit gëzojnë të drejtën për gjykim të drejtë dhe publik dhe gjithashtu se është në interesin e publikut që ky proces të zhvillohet, për aq sa është e mundshme, në mënyrë publike. Trupi Gjykues gjithashtu kujtoi se në urdhrin mbi zhvillimin e procedurave thuhet se palët dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë karakterin publik të procesit gjyqësor. Më vonë, Trupi Gjykues lëshoi urdhër gojor duke kërkuar parashtrime nga palët, deri më 31 maj, në lidhje me hapat konkretë që mund të merren nga palët dhe trupi gjykues për të siguruar që këto procedura të jenë publike në shkallë më të lartë. Ndërkohë, Trupi Gjykues i urdhëroi palët që të kenë parasysh parimin që procedurat të jenë publike, kur të kërkojnë që pjesë të dëshmive të dëshmitarëve të dëgjohen në seanca private ose të mbyllura.

  • E mërkurë 17 May, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të katërt të ZPS-së

    Mbrojtja e Selimit vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur 4748.