• E mërkurë 17 May, 2023 15:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Urdhër i Trupit Gjykues mbi Procedurat Publike

    Gjatë seancës së sotshme (17 maj), Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët shprehu shqetësimin se gati të gjitha dëshmitë deri më tani janë dëgjuar në seanca private apo të mbyllura dhe ua kujtoi palëve, midis të tjerash, se, në përputhje me nenin (21)(2) të Ligjit, të akuzuarit gëzojnë të drejtën për gjykim të drejtë dhe publik dhe gjithashtu se është në interesin e publikut që ky proces të zhvillohet, për aq sa është e mundshme, në mënyrë publike. Trupi Gjykues gjithashtu kujtoi se në urdhrin mbi zhvillimin e procedurave thuhet se palët dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë karakterin publik të procesit gjyqësor. Më vonë, Trupi Gjykues lëshoi urdhër gojor duke kërkuar parashtrime nga palët, deri më 31 maj, në lidhje me hapat konkretë që mund të merren nga palët dhe trupi gjykues për të siguruar që këto procedura të jenë publike në shkallë më të lartë. Ndërkohë, Trupi Gjykues i urdhëroi palët që të kenë parasysh parimin që procedurat të jenë publike, kur të kërkojnë që pjesë të dëshmive të dëshmitarëve të dëgjohen në seanca private ose të mbyllura.

  • E mërkurë 17 May, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të katërt të ZPS-së

    Mbrojtja e Selimit vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur 4748.

  • E premte 12 May, 2023 10:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit të katërt të ZPS-së

    Dëshmitari i mbrojtur 4748 vazhdon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. 

  • E enjte 11 May, 2023 09:45

    Thaçi dhe të tjerët: Dëshmitari i katërt i ZPS-së Vazhdon Dëshminë

    Dëshmitari i mbrojtur 4748 vazhdon dëshminë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. ZPS-ja vazhdon marrjen në pyetje të këtij dëshmitari.

  • E mërkurë 10 May, 2023 18:15

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: Dosjet paraprake të Krasniqit dhe Selimit janë në dispozicion

    Dy të akuzuarit e fundit në çështjen Thaçi dhe të tjerët dorëzuan dosjet paraprake, versionet e redaktuara publike të të cilave mund t’i gjeni këtu: Selimi, Krasniqi. Dosjet e Thaçit dhe të Veselit u dorëzuan më herët.

  • E mërkurë 10 May, 2023 10:00

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i katërt i ZPS-së fillon dëshminë

    Dëshmitari i mbrojtur 4748 është dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.