• E hënë 3 Prill, 2023 10:15

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: ZPS-ja fillon deklaratën hyrëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar filloi deklaratën e vet hyrëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E hënë 20 Mars, 2023 13:00

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes

    Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Deklaratat hyrëse do të nisin më 3 prill në ora 09:00.

  • E premte 10 Mars, 2023 16:30

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 3 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Trupi Gjykues II nxori vendimin e gjashtë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Tre parashtrues të tjerë kërkesash u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 137 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash. Në vendimin më të fundit u refuzuan shtatë kërkesa. Bashkë me këta, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 140. Më shumë detaje në vendim.

  • E martë 28 Shkurt, 2023 15:30

    Dorëzohet aktakuza më pak e redaktuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Më 27 shkurt 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Versioni më i fundit i aktakuzës është në dispozicion në anglisht. Më shumë informacion në lidhje me këtë çështje përfshirë historikun e aktakuzës, mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.

  • E martë 21 Shkurt, 2023 14:30

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 84 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Trupi Gjykues II nxori vendimin e pestë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Tetëdhjetë e katër parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte 53 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë i viktimave. Kjo e çon numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 137 në këtë çështje. Tetëdhjetë e gjashtë kërkesa u refuzuan në vendimin më të fundit. Më shumë detaje në vendim.

  • E mërkurë 15 Shkurt, 2023 16:45

    Thaçi dhe të tjerët: Përfundon Konferenca e ZPS-së/konferenca për ecurinë e çështjes më 20 mars

    Përfundoi sot konferenca përgatitore në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Përveç shtyrjes së datës së fillimit të gjykimit nga 1 mars në 3 prill, Trupi Gjykues gjithashtu urdhëroi që deklaratat hyrëse të vazhdojnë më 4 dhe 5 prill, duke vijuar me seancën e provave më 11 prill 2023 (të gjitha seancat do të fillojnë në ora 09:00). Data e planifikuar për mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja është caktuar për 1 prill 2025. Trupi Gjykues gjithashtu planifikoi një konferencë për ecurinë e çështjes për 20 mars në ora 09:00.

  • E mërkurë 15 Shkurt, 2023 15:15

    Thaçi dhe të tjerët: Fillimi i gjykimit u shty deri më 3 prill

    Gjatë konferencës përgatitore të ZPS-së sot në çështjen Thaçi dhe të tjerët, e cila ende vazhdon, Trupi Gjykues miratoi mocionin gojor të Mbrojtjes dhe urdhëroi që gjykimi në këtë çështje fillon më 3 prill me deklaratat hyrëse, dhe jo më 1 mars, siç është njoftuar më herët.

  • E enjte 26 Janar, 2023 16:30

    Thaçi dhe të tjerët: përcaktohet rendi i ditës për konferencën e ZPS-së

    Më 26 janar, Trupi Gjykues II përcaktoi rendin e ditës për konferencën e Prokurorit të Specializuar në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, e planifikuar të mbahet më 15 shkurt në orën 09:30. Parashtrimi që specifikon të gjitha çështjet mbi rendin e ditës ndodhet këtu.

  • E mërkurë 25 Janar, 2023 14:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave

    Më 25 janar, Trupi Gjykues II nxori ​​udhëzimet e tij lidhur me paraqitjen e provave dhe kryerjen e procedurave në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili është paraparë të nis më 1 mars 2023. Vendimi, me udhëzimet për praninë në gjykatë, urdhrin për marrjen në pyetje dhe/ose caktimin e radhës së paraqitjes së dëshmitarëve, pjesëmarrjen e viktimave dhe çështje të tjera, është i disponueshëm këtu.