-
E premte 30 Shtator, 2022 19:15
Share this page
ZPS-ja dorëzon aktakuzën e ndryshuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Bazuar në vendimet e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 22 korrik 2022 dhe më 29 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar sot, më 30 shtator, dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës më të fundit është në dispozicion këtu. Më shumë informacion në lidhje me këtë çështje përfshirë historikun e aktakuzës, mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.
-
E premte 30 Shtator, 2022 10:00
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: sot dorëzohet aktakuza e re
Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët, dje, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt. Duke kujtuar se ZPS-ja ishte urdhëruar më parë që të ndryshojë aktakuzën aktuale deri më 30 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në interes të efikasitetit, urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila ende mbetet për t'u dorëzuar brenda afatit të njëjtë (e premte, 30 shtator 2022). Këtu është vendimi i plotë.
-
E enjte 15 Shtator, 2022 09:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerë: Vendimi i Gjykatësit të Procedurës Paraprake në lidhje me nxjerrjen e materialeve
Më 26 gusht 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë rrëzoi kërkesat e paraqitura nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit dhe të Krasniqit në lidhje me mospërmbushjen e pretenduar të detyrimeve për nxjerrjen e materialeve nga ZPS-ja. Gjykatësi Giju konstatoi se kërkesat e Mbrojtjes nuk përbëjnë mospërmbushje të detyrimeve të ZPS-së për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103 të Rregullores, por megjithatë e nxiti fuqimisht Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’u përmbahet detyrimeve për nxjerrjen e materialeve shfajësuese dhe t’i japë përparësi nxjerrjes së tyre mbi afatet dhe materialet e tjera me të cilat po punon paralelisht. Gjithashtu, ZPS-ja u urdhërua që, deri më 7 tetor, të dorëzojë një raport mbi nxjerrjen, ku të shpjegojë vështirësitë që ka hasur në përmbushjen e detyrimeve për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103. Më shumë hollësi do të gjeni në versionin e redaktuar të vendimit, protokolluar më 13 shtator.
-
E mërkurë 31 Gusht, 2022 09:30
Share this page
Konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 8 shtator
Sikurse u bë e ditur në Kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është planifikuar për 8 shtator në ora 13.30. Më shumë hollësi mund të gjeni në urdhrin për caktimin.
-
E martë 23 Gusht, 2022 10:00
Share this page
Gjykata e Apelit hedh poshtë apelin e Thaçit në lidhje me vazhdimin e paraburgimit
Më 22 gusht 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin më të fundit nga Hashim Thaçi kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit të tij.
-
E martë 23 Gusht, 2022 09:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Apelet e Mbrojtjes në lidhje me mangësi të pretenduara në aktakuzë hedhen poshtë
Më 22 gusth 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë tri apele, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, kundër vendimit të mëparshëm të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilin u hodhën poshtë disa nga mocionet e mëparshme të Mbrojtjes dhe ZPS-ja u urdhërua të dorëzojë versionin e korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar. Vendimin e Panelit të Gjykatës së Apelit mund ta gjeni këtu dhe më shumë informacion në lidhje me historikun e aktakuzës mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.
-
E martë 16 Gusht, 2022 09:15
Share this page
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Veselit në lidhje me paraburgim
Më 15 gusht 2022, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë prej Gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Mihael Bolander, hodhën poshtë kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë në lidhje me vendimin e Panelit të Gjykatës së Apelit të datës 31 mars 2022, në të cilin konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake mbi vazhdimin e mbajtjes së z. Veselit në paraburgim.
-
E hënë 15 Gusht, 2022 14:30
Share this page
Çështja gjyqësore Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja do të dorëzojë aktakuzën e ndryshuar më tej
Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore, e dorëzuar më 29 prill 2022. Gjykatësi Giju urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të dorëzojë aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar më tej, me një numër informacionesh shtesë lidhur me akuzat aktuale. Hollësitë lidhur me shtesat mund t’i gjeni në vendimin aktual.
-
E hënë 15 Gusht, 2022 14:00
Share this page
Apelet e Shalës, Selimit dhe Krasniqit në lidhje me paraburgim hidhen poshtë
Gjatë dhe pak para pushimit veror të Gjykatës, Gjykata e Apelit hodhi poshtë tri apele nga Mbrojtja kundër vendimeve mbi paraburgim: më 19 korrik në çështjen gjyqësore Shala dhe më 29 korrik dhe 2 gusht u hodhën poshtë apelet nga Selimi dhe Krasniqi (çështja Thaçi dhe të tjetët).
-
E enjte 7 Korrik, 2022 12:00
Share this page
Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Veselit lidhur me mbajtjen në paraburgim
Më 30 qershor 2022, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e dorëzuar nga Mbrojtja e Kadri Veselit më 29 qershor 2022, lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Mihael Bolander do të vendosin lidhur me këtë kërkesë. Këtu është vendimi i caktimit, i bërë publik më 6 korrik.