Skip to main content
Back to the homepage
  • English
  • Shqip
  • Srpski
Subscribe to RSS
NA GJENI NË
  • Find us on Twitter
  • Find us on Youtube
  • Find us on Instagram
  • Ballina
  • Dhomat e Specializuara
  • ZPS
  • Çështjet Gjyqësore
  • Përfaqësimi juridik
  • Dokumente
  • Lajme/Media
  • Kontaktet
  • Kalendari
  • Prokurimet
  1. Shtëpia/
  2. /

Aktuale

  • E martë 10 May, 2022 10:30

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Hashim Thaçi vetëdeklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat e reja

    Gjatë paraqitjes së tij të mëtejshme sot, Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar të konfirmuar.

    Image
  • E martë 10 May, 2022 09:15

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Thaçi dhe të tjerët: Paraqitjet e mëtejshme sot do të transmetohen me vonesë

    Të katër seancat sot të planifikuara për orën 10:00 (Thaçi), 11:15 (Veseli) , 14:00 (Krasniqi) dhe 15:15 (Selimi) do të transmetohen me 10 minuta vonesë. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

  • E mërkurë 4 May, 2022 09:00

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Thaçi dhe të tjerët: paraqitja e mëtejshme e të akuzuarve më 10 maj

    Pas dorëzimit të aktakuzës së ndryshuar, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët caktoi paraqitjet e mëtejshme për secilin të akuzuar më 10 maj 2022. Më shumë hollësi dhe kohën e saktë për secilën paraqitje të mëtejshme mund të gjeni në parashtrim.

  • E hënë 2 May, 2022 16:45

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Thaçi dhe të tjerët: dorëzohet aktakuzë e re

    Më 29 prill 2022, ZPS-ja dorëzoi aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Versionin e redaktuar publik të aktakuzës së re mund ta gjeni këtu. Më shumë informacion për historikun e aktakuzës mund të gjeni në faqen për çështjet gjyqësore.

  • E mërkurë 6 Prill, 2022 14:15

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Refuzohet apeli i Hashim Thaçit kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

    Më 5 prill, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Hashim Thaçit kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

  • E premte 1 Prill, 2022 09:15

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Refuzohet apeli i Kadri Veselit kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

    Më 31 mars, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Kadri Veselit (çështja Thaçi dhe të tjerët) kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

  • E martë 29 Mars, 2022 09:30

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Refuzohen apelet e Krasniqit dhe Selimit kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

    Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kundër vendimeve të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për mbajtjen e mëtejshme të tyre në paraburgim.

     

  • E mërkurë 23 Mars, 2022 10:45

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Refuzohen apelet e Thaçit dhe Veselit lidhur me propozimin për ndryshimin e aktakuzës

    Më 22 mars 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Thaçit dhe Veselit, të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin e lejoi  ZPS-në që të ndryshojë pjesërisht aktakuzën në këtë çështje. Vendimi i Gjykatës së Apelit gjendet në dokumentacionin gjyqësor publik.

  • E martë 15 Mars, 2022 13:30

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 24 mars 2022

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të enjten, më 24 mars, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin i cili është dorëzuar sot. 

    Image
  • E martë 1 Mars, 2022 17:15

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet e Krasniqit, Veselit dhe Thaçit

    Kryetarja e DHSK-së, Trendafilova, caktoi sot Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet për vlerësimin e kushtetutshmërisë, të dorëzuara nga Krasniqi, Veseli dhe Thaçi, më 28 shkurt. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me tri referimet për vlerësimin e kushtetutshmërisë që kanë të bëjnë, mes tjerash, me ligjshmërinë e akuzave për ndërmarrjen e përbashkët kriminale, kundërshtimin e juridiksionit të DHSK-së si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave themelore.

  • Show More
© 2026 Kosovo Specialist Chambers & Specialist Prosecutor's Office
  • Komente të vizitorëve të faqes së internetit
  • Kontaktet
  • Njoftim Ligjor
  • Cookie-t
  • Njoftim për Privatësinë