-
E hënë 3 Nëntor, 2025 08:55
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Nuk ka seanca këtë javë (3-7 nëntor 2025)
Siç është bërë e ditur në Kalendarin e Gjykatës, për arsye logjistike, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve nuk do të ketë seanca këtë javë (3–7 nëntor 2025) . Aktualisht, pritet që procesi të vazhdojë të hënën, 10 nëntor 2025.
-
E premte 24 Tetor, 2025 11:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Trupi Gjykues i bën thirrje Mbrojtjes të shmang vonesat e mëtejshme lidhur me dëshmitarët
Më 23 tetor 2025, Trupi Gjykues rishikoi afatin lidhur me mocionet për provat jogojore dhe udhëzoi Mbrojtjen e Thaçit të shqyrtojë të gjitha mundësitë e arsyeshme për të siguruar disponueshmërinë e dëshmitarëve në të gjitha seancat gjyqësore të planifikuara nga data 3 nëntor. Mbrojtja u urdhërua që të raportojë lidhur me këtë çështje deri të mërkurën 29 tetor 2025.
Vendimi sqaron gjithashtu ndryshimet e orarit të njoftuara më 22 tetor: seancat nga 27 deri më 30 tetor u anuluan pasi Mbrojtja e Thaçit njoftoi Trupin Gjykues se nuk do të ketë dëshmitarë të disponueshëm atë javë, ndërsa seancat shtesë nga 17 deri më 20 nëntor u shtuan bazuar në ditët e pashfrytëzuara në shtator, kur nuk kishte dëshmitarë të disponueshëm të Mbrojtjes.
-
E mërkurë 22 Tetor, 2025 10:10
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: anulohen seancat e javës së ardhshme (27-30 tetor 2025)
Ju informojmë se janë anuluar seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e ardhshme (27–30 tetor). Gjykimi pritet të rinis më 3 nëntor 2025, me seanca shtesë të caktuara për 17–20 nëntor 2025, ashtu siç shihet në kalendarin e gjykatës.
-
E hënë 13 Tetor, 2025 14:17
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët për krime lufte: Trupi Gjykues refuzon kërkesën për masa shtesë në paraburgim
Më 10 tetor 2025, u lëshua versioni i redaktuar publik i vendimit të Trupit Gjykues mbi kërkesën e dytë të ZPS-së për modifikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit.
Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën, duke konstatuar se ndalimi i disa personave të caktuar për të vizituar Thaçin nuk ishte as i domosdoshëm dhe as proporcional. Për të njëjtat arsye, Trupi Gjykues gjithashtu hodhi poshtë masën e dytë të propozuar - për t’ia ndaluar Thaçit që gjatë vizitave jo të privilegjuara të diskutojë aspekte që lidhen me çështjen tjetër kundër tij (KSC-BC-2023-12). Lidhur me këtë masë të dytë, Trupi Gjykues rikujtoi se ky aspekt ishte trajtuar tashmë nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake në atë çështje, e cila kishte refuzuar të vendoste kufizime të tilla (shih publikimin tonë të mëhershëm mbi atë vendim).
-
E enjte 2 Tetor, 2025 13:15
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 27 tetor
Pasi iu përgjigj pyetjeve të Trupit Gjykues, dëshmitari i mbrojtjes Xhejms Kovi (James Covey) përfundoi dhënien e dëshmisë sot. Gjykimi përfundoi për këtë javë dhe do të rifillojë të hënën, më 27 tetor, në orën 09:00.
-
E enjte 2 Tetor, 2025 09:50
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Covey
ZPS-ja përfundoi dje marrjen në pyetje të James (Jock) Covey, dëshmitarit të katërt të Mbrojtjes së Hashim Thaçit. Më pas, Mbrojtja filloi rimarjen në pyetje, e cila po vazhdon këtë mëngjes.
-
E mërkurë 1 Tetor, 2025 09:55
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Covey vazhdon dëshminë
Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes së Thaçit, James (Jock) Covey, është duke e vazhduar dëshminë e tij sot. Ai po merret në pyetje nga ZPS-ja.
-
E martë 30 Shtator, 2025 15:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: seanca përfundoi më herët, rifillon nesër (1 tetor)
Këtë mëngjes, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e ZPS-së për të filluar nesër marrjen në pyetje të dëshmitarit Covey. Meqenëse Mbrojtja e Thaçit përfundoi me pyetjet e veta dhe ekipet e tjera të Mbrojtjes nuk kishin pyetje, seanca e sotme përfundoi më herët se që ishte planifikuar.
-
E martë 30 Shtator, 2025 10:10
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i katërt i Mbrojtjes
James (Jock) Covey është dëshmitari i radhës i thirrur nga Mbrojtja e Hashim Thaçit. Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, Covey ka shërbyer si Zëvendës Kryesor i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën gjatë periudhës përkatëse.
-
E premte 26 Shtator, 2025 13:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: anulohet seanca e 29 shtatorit
Ju informojmë se seanca në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e planifikuar për të hënën, 29 shtator, është anuluar. Gjykimi do të rifillojë të martën, më 30 shtator, në orën 09:00.