-
E mërkurë 27 Tetor, 2021 15:30
Share this page
Paneli i Gjykatës së Apelit refuzon apelin e Thaçit lidhur me mbajtjen në paraburgim
Paneli i Gjykatës së Apelit sot hodhi poshtë apelin e parashtruar nga Hashim Thaçi më 16 gusht 2021 kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim, të datës 23 korrik 2021. Vendimi i Gjykatës së Apelit, bashkë me mendimin pjesërisht mospajtues të gjykatëses Nina Jørgensen, ndodhet këtu.
-
E hënë 18 Tetor, 2021 14:45
Share this page
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 29 tetor
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të premten, më 29 tetor në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E hënë 11 Tetor, 2021 10:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Policia e Kosovës të ofroj informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm
Pas vendimit të panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 1 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi policinë e Kosovës që, brenda dy javësh nga njoftimi i përkthimit të këtij urdhri në gjuhën shqipe, të ofroj informacion në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saja, ndër të tjera, për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin (e mundshëm) të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Vendimi ndodhet këtu (vetëm në anglisht).
-
E hënë 4 Tetor, 2021 08:45
Share this page
Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin
Paneli i Gjykatës së Apelit vendosi lidhur me apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim. Paneli miratoi një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm, nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë. Vendimet mund ti gjeni këtu.
-
E martë 14 Shtator, 2021 12:00
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës së shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet në orën 14:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E mërkurë 8 Shtator, 2021 17:15
Share this page
Konferencë e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 14 shtator
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E mërkurë 1 Shtator, 2021 18:00
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Hidhen poshtë mocionet e Mbrojtjes mbi ligjshmërinë e DHSK & ZPS dhe të drejtat e të akuzuarëve
Më 31 gusht, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët hodhi poshtë mocionet e Thaçit, Veselit dhe Selimit mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të caktuara kushtetuese të të akuzuarëve. Vendimin mund ta lexoni këtu.
-
E premte 23 Korrik, 2021 09:15
Share this page
Vendime të Gjykatësit të Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët në lidhje me mocionet kundër juridiksionit të DHSK-së/formës së aktakuzës
Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin e tij lidhur me mocionet paraprake të dorëzuara nga të katër të akuzuarit kundër juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Gjykatësi Giju miratoi pjesërisht mocionin e Veselit dhe urdhëroi ZPS-në që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar duke përjashtuar formën e zgjeruar të përgjegjësisë së ndërmarrjes kriminale të përbashkët (e njohur si “NKP III”) për krime me synim konkret. Mocionet e Mbrojtjes u hodhën poshtë në të gjitha pikat e tjera.
Gjithashtu, gjykatësi Giju lëshoi vendimin në lidhje me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës. Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit dhe urdhëroi ZPS-në që deri më 3 shtator, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin. Pjesët e tjera të mocioneve të tyre u hodhën poshtë dhe mocioni i Veselit u hodh poshtë tërësisht. Të dy vendimet janë në dokumentacionin gjyqësor publik (në anglisht).
-
E mërkurë 21 Korrik, 2021 11:00
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet në orën 14:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E premte 16 Korrik, 2021 19:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me apelin mbi kërkesat e refuzuara për pjesëmarrjen e viktimave
Sot, Gjykata e Apelit hodhi poshtë 4 nga 5 arsyet e apelit të parashtruar më 7 qershor 2021 nga përfaqësuesi i viktimave, në emër të gjashtë individëve, kërkesat e të cilëve për të marrë pjesë si viktima në procedurën kundër Thaçit dhe të tjerëve ishin hedhur poshtë. Paneli e shtyu vendimin e tij lidhur me arsyen e pestë të apelit dhe ia ktheu atë prapa gjykatësit të procedurës paraprake për shqyrtim të mëtejshëm. Vendimin mund ta gjeni këtu (në anglisht).