• E hënë 12 Korrik, 2021 13:30

    Konferencë e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 21 korrik

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

  • E shtunë 10 Korrik, 2021 14:45

    Kadri Veseli: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli, për t'a ndarë pikëllimin me familjen e ngushtë në kohën e zisë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • E martë 8 Qershor, 2021 08:30

    Thaçi dhe të tjerët: Caktohet paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur në lidhje me apelin për pjesëmarrjen e viktimave

    Më 7 qershor 2021, Kryetarja Trendafilova caktoi panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos, për marrjen e vendimit lidhur me apelin kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake me të cilin ai refuzoi kërkesat e disa individëve për të marrë pjesë si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerët.  Këtu është vendimi i caktimit dhe këtu është apeli, i dorëzuar në të njëjtën ditë.

  • E mërkurë 19 May, 2021 08:15

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E premte 14 May, 2021 15:45

    Konferencë e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 19 maj

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet të mërkurën, më 19 maj në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

  • E premte 7 May, 2021 15:30

    Z. Simon Laws QC caktohet mbrojtës i viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Më 7 maj 2021, Administratorja caktoi z. Laws që të përfaqësojë viktimat në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Më 21 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi nëntë individë si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

  • E djelë 2 May, 2021 18:30

    Kadri Veseli: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • E premte 30 Prill, 2021 18:00

    Paneli i Gjykatës së Apelit hedh poshtë apelet në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm.

  • E enjte 22 Prill, 2021 11:15

    Vendimi i parë për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Më 21 prill, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e parë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaci dhe të tjerët. Nëntë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces (për t'u përfaqësuar si një grup) dhe shtatë kërkesa u refuzuan. Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi Zyrën për Pjesëmarrje të Viktimave që të mbledhë më shumë informacion në lidhje me një parashtrues të kërkesës para se të marrë vendimin për të. Këtu do të gjeni vendimin (në anglisht).