-
E premte 16 Korrik, 2021 19:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me apelin mbi kërkesat e refuzuara për pjesëmarrjen e viktimave
Sot, Gjykata e Apelit hodhi poshtë 4 nga 5 arsyet e apelit të parashtruar më 7 qershor 2021 nga përfaqësuesi i viktimave, në emër të gjashtë individëve, kërkesat e të cilëve për të marrë pjesë si viktima në procedurën kundër Thaçit dhe të tjerëve ishin hedhur poshtë. Paneli e shtyu vendimin e tij lidhur me arsyen e pestë të apelit dhe ia ktheu atë prapa gjykatësit të procedurës paraprake për shqyrtim të mëtejshëm. Vendimin mund ta gjeni këtu (në anglisht).
-
E hënë 12 Korrik, 2021 13:30
Share this page
Konferencë e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 21 korrik
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).
-
E shtunë 10 Korrik, 2021 14:45
Share this page
Kadri Veseli: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli, për t'a ndarë pikëllimin me familjen e ngushtë në kohën e zisë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E martë 8 Qershor, 2021 08:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Caktohet paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur në lidhje me apelin për pjesëmarrjen e viktimave
Më 7 qershor 2021, Kryetarja Trendafilova caktoi panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos, për marrjen e vendimit lidhur me apelin kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake me të cilin ai refuzoi kërkesat e disa individëve për të marrë pjesë si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Këtu është vendimi i caktimit dhe këtu është apeli, i dorëzuar në të njëjtën ditë.
-
E mërkurë 19 May, 2021 08:15
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E premte 14 May, 2021 15:45
Share this page
Konferencë e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 19 maj
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet të mërkurën, më 19 maj në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).
-
E premte 7 May, 2021 15:30
Share this page
Z. Simon Laws QC caktohet mbrojtës i viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Më 7 maj 2021, Administratorja caktoi z. Laws që të përfaqësojë viktimat në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Më 21 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi nëntë individë si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.
-
E mërkurë 5 May, 2021 18:00
Share this page
Kadri Veseli kthehet në Hagë
Sot, Kadri Veseli u kthye në Hagë dhe ka mbërritur në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).
-
E djelë 2 May, 2021 18:30
Share this page
Kadri Veseli: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E premte 30 Prill, 2021 18:00
Share this page
Paneli i Gjykatës së Apelit hedh poshtë apelet në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm.