• E martë 23 Shtator, 2025 17:15

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 29 shtator

    Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, John Duncan, përfundoi dëshminë e tij. Gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e planifikuar për nesër, 24 shtator, anulohet. Gjykimi do të rifillojë të hënën, më 29 shtator, në orën 09:00.

  • E martë 23 Shtator, 2025 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Duncan vazhdon dëshminë

    Dëshmitari John Duncan vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Dje, ai u mor në pyetje nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, pasuar nga ZPS-ja, e cila po vazhdon me pyetjet e veta.

  • E hënë 22 Shtator, 2025 09:55

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i tretë i Mbrojtjes

    Ish-anëtari i shërbimit diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar, John Duncan, dëshmia e të cilit ka filluar këtë mëngjes, është dëshmitari i ri i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, Ky është dëshmitari i tretë i Mbrojtjes deri më tani.

  • E enjte 18 Shtator, 2025 13:00

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 22 shtator

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Pol Uilliams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 shtator në ora 09:00, kur pritet të fillojë dëshminë një dëshmitar i ri i thirrur prej Mbrojtjes.

  • E enjte 18 Shtator, 2025 09:50

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Paul Williams vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, po vazhdon dëshminë e tij. Pasi u mor në pyetje dje nga dy ekipe të Mbrojtjes dhe ZPS-ja, Trupi Gjykues është duke i bërë pyetje dëshmitarit këtë mëngjes. 

  • E mërkurë 17 Shtator, 2025 11:32

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i dytë i Mbrojtjes fillon dëshminë e tij

    Pas përfundimit të dëshmisë së James Rubin, i cili u mor në pyetje fillimisht nga Trupi Gjykues dhe më pas nga dy ekipe të Mbrojtjes, dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Thaçit u paraqit sot në sallën e gjyqit. Paul Williams, i prezantuar nga Mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars 1999, tani ka filluar dëshminë e tij.

  • E mërkurë 17 Shtator, 2025 09:53

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Rubin

    Dëshmitari i parë i Mbrojtjes së Hashim Thaçit, James Rubin, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.

  • E martë 16 Shtator, 2025 09:55

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Rubin vazhdon dëshminë e tij

    Pas marrjes në pyetje nga tre ekipet e Mbrojtjes dje, Prokuroria filloi marrjen në pyetje të James Rubin, dëshmitarit të parë të Mbrojtjes së Hashim Thaçit. Marrja në pyetje po vazhdon këtë mëngjes.

  • E hënë 15 Shtator, 2025 10:10

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtja nis paraqitjen e provave

    Mbrojtja ka nisur paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe të tjerët duke thirrur dëshmitarin e parë këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin  ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000. Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara janë të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.

  • E martë 2 Shtator, 2025 14:25

    Thaçi dhe të tjerët: urdhër i mëtejshëm lidhur me orarin e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes

    Më 2 shtator 2025, Trupi Gjykues në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lëshoi urdhrin e mëtejshëm lidhur me orarin e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes. Trupi Gjykues caktoi 14 nëntorin 2025 si datën e synuar për përfundimin e paraqitjes së provave prej ekipeve Mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit, ose një javë pas dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që ndodh e para. Trupi Gjykues gjithashtu i informoi të gjitha palët që të përgatiten për të dorëzuar dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare, si dhe deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore, para fillimit të pushimit dimëror të gjykatës më 22 dhjetor 2025. Vendimi përcakton gjithashtu afatet shtesë dhe udhëzimet procedurale për pjesën tjetër të çështjes së Mbrojtjes.